More

    100 mbiemrat më të njohur shqiptar

    Kulture Historia, mënyra e formimit apo numri i përdorimit të mbiemrit që mban secili prej nesh, nuk do të përbëjë më një mister.

    Me një total prej rreth 25000 mbiemrash në të gjithë territorin , profesori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Çlirim Bidollari, ka radhitur në një fjalor, që pritet të përfundojë së shpejti, të gjithë mbiemrat, nga më i famshmi deri te më pak i përdoruri.

    Mbiemri Hoxha është kryesuesi i kësaj liste.

    Sipas prof. Bidollarit, kjo nuk është aspak e rastësishme. Ky mbiemër ka ardhur si një titull nga hierarkia fetare. Përhapja në masë e myslimanizmit pas pushtimit turk ka bërë që ky mbiemër të jetë mjaft i përhapur në të gjitha anët e vendit. Ndërkohë që nuk mbeten mbrapa edhe ofiqe të hierarkisë fetare që nuk i përkasin fesë myslimane.

    Kështu, në radhë të dytë dhe të tretë renditen mbiemrat Shehu dhe Prifti, përkatësisht tituj të fesë bektashiane dhe asaj ortodokse.

    Më pas kjo listë vijon me mbiemra të ardhur nga emra njerëzish apo nga emrat e vendbanimeve të të parëve të atij “oxhaku”.

    Fjalori

    Fjalori i mbiemrave është një studim që ka nisur rreth 7 vjet më parë. Bidollari saktësoi për “Albania”-n se për kryerjen e këtij studimi është shfrytëzuar regjistrimi i popullsisë i vitit 1945.

    Gjithashtu, studimi është ballafaquar edhe me regjistrime të popullsisë në vitet në vazhdim, si edhe me listat e zgjedhjeve në vitet 2003-2005. Bidollari saktësoi se qëllimi i fjalorit është të zbulojë vatrën ku ka lindur patronima.

    “Për fjalorin po punohet për disa plotësime qoftë të numrit, qoftë të përmbajtjes apo shpjegimit të mbiemrave. Pjesa më e vështirë është historia e tyre. Më mirë për historinë e mbiemrave dinë vetëm ata që i mbajnë këto mbiemra.

    Historia e mbiemrave

    Zhvillimi i mbiemrave ka ecur në shek XII-XX. Në rreth 5-6 shekuj histori, procesi i vënies së mbiemrave ka ecur nga lart poshtëë. Kështu, fillimisht janë pajisur me mbiemra shtresat e larta, më pas shtresat e hierarkisë fetare, ndërsa më vonë ka zbritur deri në shtresat e ulëta. Qëllimi fillestar i mbiemrave ka qenë për të dalluar njerëzit nga njëri-tjetri. Mbiemrat janë stabilizuar në shek XX në Shqipëri. Deri më 1912-n, shumica e popullsisë në Shqipëri nuk kishte mbiemra. Pas këtij viti filluan të kryheshin regjistrimet e para të popullatës.

    TOP LISTA E MBIEMRAVE:

    1. Hoxha

    2. Shehu

    3. Prifti

    4. Çela

    5. Elezi

    6. Dervishi

    7. Hysi

    8. Rama

    9. Dibra

    10. Abazi

    11. Sinani

    12. Gjika

    13. Kola

    14. Kraja

    15. Luka

    16. Duka

    17. Gjoka

    18. Murati

    19. Kristi

    20. Mulo

    21. Muço

    22. Andoni

    23. Hasani

    24. Koçi

    25. Frashëri

    26. Ruçi

    27. Zeneli

    28. Papa

    29. Spahiu

    30. Balla

    31. Bushati

    32. Gjoni

    33. Brahimi

    34. Kanani

    35. Alikaj

    36. Arapi

    37. Çaushi

    38. Halili

    39. Thanasi

    40. Xhafa

    41. Aliaj

    42. Basha

    43. Mezini

    44. Sula

    45. Agolli

    46. Gjata

    47. Haxhiu

    48. Jaho

    49. Kodra

    50. Lako

    51. Mehmeti

    52. Niko

    53. Osmani

    54. Pano

    55. Bardhi

    56. Cani

    57. Deda

    58. Demiri

    59. Hasa

    60. Kasa

    61. Mema

    62. Myftiu

    63. Peçi

    64. Shtylla

    65. Toska

    66. Treska

    67. Ymeri

    68. Zaimi

    69. Bezhani

    70. Dedja

    71. Duro

    72. Kamberi

    73. Kote

    74. Laçi

    75. Laze

    76. Malaj

    77. Marku

    78. Hana

    79. Shyti

    80. Skënderi

    81. Berberi

    82. Dede

    83. Leka

    84. Gjergji

    85. Jakupi

    86. Koka

    87. Kondi

    88. Luarasi

    89. Vata

    90. Meçe

    91. Nikolla

    92. Rexha

    93. Saraçi

    94. Xhani

    95. Dangëllia

    96. Shalsi

    97. Madhi

    98. Begu

    99. Myslimi

    100. Kaleshi

    /shqip.info

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu