Më shum

    2 Mollë Në Ditë – Përfitimet Shëndetësore në Organizëm

    Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që të mbrojnë nga një sërë simptomash dhe sëmundjesh. Foto: Flickr

    Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë ajo është molla. Nuk është ekzagjerim.

    Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që të mbrojnë nga një sërë simptomash dhe sëmundjesh.

    Molla është një frut që mbron qelizat bazë të sistemit nervor nga neurotoksinat

    Studimet kanë treguar që konsumimi i mollës ul ndjeshëm rrezikun e goditjeve në tru.

    Ngrënia e rregullt e mollës besohet se ul rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2 sepse ajo përmban fibër dhe ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

    Përfitimet në Organizëm 

    Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, molla ndihmon sistemin tretës të përthithtë më pak glukozë dhe stimulon qelizat beta të pankreasit të prodhojnë insulinë.

    Mollët ulin rrezikun e vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës, për shkak të përbërësve të lartë antioksidantë.

    Lëngu i mollës mund të jetë i shijshëm, me vitamina dhe antioksidantë, por magjia qëndron tek fruti i plotë. Vetëm ai të ofron një tufë me fibra dhe vlera ushqimore ashtu siç ka dashur nëna natyrë

    Studimet thonë se ngrënia e dy mollëve në ditë ofron shumë përfitime për organizmin, dhe veçanërisht gratë i mbron nga sëmundjet e zemrës.

    Dy Mollë Në Ditë Dhe I Thua Mjekut “Ik”?

    Një studim të cilit i referohet AgroËeb.org thotë se ngrënia e dy mollëve në ditë për të paktën 8 javë  i bën mirë zemrës sepse ul nivelin e kolesterolit në gjak me deri në 4 përqind.

    Sipas studimit të Fondacionit Edmund Mach në Itali, kjo veti i atribuohet pranisë së lartë të fibrës, e cila gjendet më shumë tek pjesa e lëkurës.

    Sidoqoftë, ekspertët paralajmërojnë kujdes.

    Fakti që molla ndihmon në uljen e kolesterolit, nuk do të thotë se ajo duhet të shërbejë si një zëvendësues i medikamenteve për uljen e tij.

    Molla duhet të jetë pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor me shumë fruta, perime, drithëra, peshq e yndyrna të shëndetshme./AgroWeb.org

    Latest news

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here