More

    26-vjeçari hidhet nga kati i pestë i konviktit ku ishte në karantinë

    Agon Musliu, i cili u raportua se ishte hedhur nga kati i pestë i konviktit në Prishtinë ku po qëndronte në karantinë, zbulohen dokumentet, kërkesat që i janë drejtuar Qendrës Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme për ndihmë.


    Me datë 1 maj është dërguar letra e parë me kërkesë që t’i lëshohet leja e qarkullimit babait të të ndjerit, i cili siç pretendon Qendra Operative Emergjente në Gjilan, kishte reklamuar dokumente që Agoni ishte sëmurë nga mëlçia.

    Letra tjetër shpalos shkëmbimin e letrave në mes të dy Qendrave Operative, ku më datë 2 maj si kërkesë emergjente është që Agoni të kontrollohet urgjentisht nga neuropsikiatri sepse siç thuhet aty, ai është depresiv.

    Kësaj kërkese i është përgjigjur Qendra Operative Emergjente pas disa minutash, duke i thënë se e kanë përcjellë kërkesën e tyre për angazhim të ekipeve mjekësore në Karantinën e Qendrës së Studentëve.

    Ndërkohë, në një e-mail, më datë 3 maj përgjegjësi i karantinës, Valdet Hashani, ka bërë të ditur se pas vizitave mjekësore, katër pacientë kanë shfaqur shqetësime dhe kanë kërkuar konsulencë specialiste, e në mesin e tyre është edhe Agon Musliu, i cili sipas këtij dokumenti, kishte kërkuar psikolog ose psikiatër.

    26-vjeçari, Agon Musliu ndërroi jetë të dielën pasi u hodh nga kati i pestë i konvikti, ku po qëndronte në karantinë pasi kishte ardhur nga Gjermania.

     

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here