More

    28 Mars 1997 ndodhi tragjedia e Otrantos

    Për t’iu larguar varfërisë ekstreme dhe tragjedisë së vitit 1997, me shpresën se do të bëheshin pjesë e botës ku punohet e jetohet normalisht, më 28 mars 1997 u nisën nga brigjet e Vlorës 115 persona, shumica familjarisht. Të joshur prej trafikantëve që kishin rrëmbyer një anije “Kater i Radës”, siç quhej, ata nisën udhëtimin drejt Italisë, vendit ku shqiptarët kanë pasur “stacionin” më të afërt e të dëshiruar të emigrimit, pa e ditur se ai udhëtim, ajo shpresë do të ishin të fundit e jetës së tyre. Anija me të cilën udhëtonin 115 kërkues të jetës së qetë, u fundos pas një goditjeje katastrofike prej një anijeje italiane në ujërat e Otrantos! Kjo tragjedi e rëndë me 81 viktima të gjetura dhe 24 të zhdukur, ka ndodhur në vitin 1997, si sot më 28 mars të 18 viteve më parë! Për 14 vite radhazi (1997-2011), familjarët zhvilluan një betejë të ashpër e këmbëngulëse me drejtësinë italiane, për të zbuluar motivin e sulmit të anijes italiane, urdhëruesit dhe autorët dhe për t’i ndëshkuar ata për këtë tragjedi të rëndë ndaj 115 njerëzve të pafajshëm e të pambrojtur. Por gjyqet u zvarritën, gjersa përfunduan në një farsë me 2 dënime të nivelit të hajdutëve të cigareve në super-markete. Ajo që ka mbetur nga tragjedia, është anija shqiptare “Kater i Radës’ i kthyer si relike në bregun e Vlorës, pllaka përkujtimore me emrat e atyre që humbën jetën, kujtesa dhe lotët e familjarëve, që bëjnë homazhe çdo 28 mars, duke hedhur lule në det, në kujtim të tyre! Ishte një tragjedi që nuk duhej të bëhej nga ata që e bënë. Nuk kishte asnjë motiv, ndërkohë që anija shqiptare “Kateri i Radës” me 115 persona në bord kishte hyrë në ujërat italiane. Ishte anija luftarake italiane “Sibilla”, ajo që e goditi tragjikisht, duke shkaktuar 81 viktima, mes të cilëve 46 gra e fëmijë. Prej tyre, 57 trupa u kthyen, ndërkohë që 24 rezultojnë të zhdukur dhe 34 të mbijetuar. U deshën 6 muaj pas ngjarjes, që anija “Kater i Radës” të nxirrej nga fundi i detit bashkë me një pjesë të trupave të viktimave. Në lidhje me tragjedinë e Otrantos, drejtësia bëri objekt të gjykimit si fajtorë, kapitenin e anijes italiane “Sibilla”, Fabrizio Laudadio dhe kapitenin e anijes shqiptare “Kateri i Radës”, Namik Xhaferri. Plot 18 vite më parë, Shqipëria e përfshirë në kaosin popullor prej piramidave, përjetoi ngjarjen më të rëndë të emigracionit klandestin, ndërkohë që tragjedia e 81 viktimave të 28 marsit 1997 është kthyer në homazhe, kujtime, lule e dhimbje të familjarëve të tyre…

    Gjyqi në Leçe, më 29 qershor 2011, vetëm 2 dënime simbolike

    Tragjedia e Otrantos, e ndodhur më 28 mars të vitit 1997 është mbyllur nga Gjykata e Apelit në Leçe, duke dënuar kapitenin e anijes “Sibilla”, Fabrizo Laudadio me 2 vjet e 4 muaj burg. Ndërkaq, edhe kapiteni shqiptar i anijes “Kateri i Radës”, Namik Xhaferri është dënuar me 3 vjet e 10 muaj burg, si shkaktar i vdekjes së 108 emigrantëve shqiptar. Prokurori i Përgjithshëm Giuseppe Vignola, kërkoi lirimin e kapitenit italian Laudadio, duke pretenduar se përplasja mes “Sibillas” dhe “Katerit të Radës” që kishte emigrantët shqiptarë, ishte shkaktuar nga manovrat e gabuara të komandantit të motovedetës shqiptare, për t’i shpëtuar bllokadës detare në brigjet puljeze. Por, nga pamjet filmike, të siguruar nga prokuroria italiane, shihej qartë anija “Sibilla” një flotë-anije luftarake italiane, që ka goditur në mes anijen e vogël shqiptare.

    ———————————-

    Lista emërore e 81 viktimave të gjetur e të evidentuar të tragjedisë

    1. Zeqine Fejzaj, 61 vjeçe

    2. Blerina Fejzaj, 8 vjeçe

    3. Zonja Fjezaj, 36 vjeçe

    4. Mihal Fejzaj, 60 vjeç

    5. Fatos Fejzaj, 39 vjeç

    6. Roland Fezaj, 14 vjeç

    7. Oltion Fejzaj, 13 vjeç

    8. Mimoza Xhavara, 32 vjeçe

    9. Kamela Xhavara, 9 vjeçe

    10. Majlinda Xhavara, 4 vjeçe

    11. Desantila Xhavara, 24 vjeçe,

    12. Firdesa Xhavara, 1 vjeçe

    13. Gerard Xhavara, 4 vjeç

    14. Majlinda Roshi, 38 vjeçe

    15. Qemal Roshi, 38 vjeç

    16. Roland Roshi, 2 vjeç

    17. Pushime Meminaj, 60 vjeçe

    18. Donika Idrizi, 40 vjeçe

    19. Elona Idrizi, 14 vjeçe

    20. Semiranda Idrizi, 11 vjeçe

    21. Romeo Andrea, 28 vjeç

    22. Silvana Andrea, 18 vjeçe

    23. Kristina Andrea, 2 vjeçe

    24. Bardhyl Lame, 37 vjeç

    25. Tushe Lame, 38 vjeçe

    26. Artuela Lame, 35 vjeçe

    27. Kasiani Bestrova, 6 vjeçe

    28. Viktore Bestrova, 9 vjeçe

    29. Konstandin Bestrova, 2 vjeç

    30. Anife Begotare, 41 vjeçe

    31. Rezart Begotare, 12 vjeç

    32. Erald Begotare, 13 vjeç

    33. Zeman Avdia, 37 vjeç

    34. Nertila Avdia, 11 vjeçe

    35. Olsi Avdia, 6 vjeç

    36. Irma Greko, 21 vjeçe

    37. Kristi Greko, 3 muajsh

    38. Bardhosh Deliaj, 46 vjeç

    39. Burbuqe Deliaj, 45 vjeçe

    40. Melpo Sejdiaj, 46 vjeçe

    41. Hanëme Birçe, 41 vjeçe

    42. Besmir Birçe, 9 vjeç

    43. Lavdosh Kaja, 22 vjeç

    44. Robert Bajrami, 19 vjeç

    45. Miklovan Troqe, 17 vjeç

    46. Anastas Mërkuri, 30 vjeç

    47. Lindita Demiri, 12 vjeçe

    48. Lindita Demiri, 12 vjeçe

    49. Bektash Tahiri, 47 vjeç,

    50. Andi Aliaj, 17 vjeç,

    51. Teferi Saliu, 48 vjeç

    52. Lirim Bulla, 17 vjeç

    53. Zini Muça, 27 vjeç

    54. Ermal Xhaka,18 vjeç

    55. Fatmir Geraj, 28 vjeç

    56. Kastriot Sharraj, 36 vjec,

    57. Përparim Mamanaj, 13 vjeç

    58. Zylyma Sulejmani, 22 vjeçe

    59. Krenar Sulejmani, 27 vjeç

    60. Alban Sulejmani, 4 vjeç

    61. Mirand Kuçuku, 28 vjeç

    62. Kizeta Sulo, 21 vjeçe

    63. Klodian Sulo, 2 vjeç

    64. Fiqiri Sulaj, 30 vjeç

    65. Ervin Sula, 15 vjeç

    66. Latif Berberi, 53 vjeç

    67. Maze Seferaj, 31 vjeç

    68. Brunilda Seferaj, 25 vjeçe

    69. David Seferaj, 1 muajsh

    70. Vjollca Kaçupi, 22 vjeçe

    71. Albana Botrova, 22 vjeçe

    72. Merita Ferko, 32 vjeçe,

    73. Bledar Ferko, 10 vjeç

    74. Fredi Ferko, 8 vjeç

    75. Viktori Kaçupaj, 25 vjeç,

    76. Robert Llanaj, 30 vjeç,

    77. Ilir Kicja, 34 vjeç

    78. Maringlen Bardha, 16 vjeç

    79. Kastriot Hasanbashaj, 27 vjeç

    80. Klorida Hasanbashaj, 24 vjeçe

    81. Xhuljana Hasanbashaj, 3 vjeçe

    ——————————————————————

    Ja 10 detaje nga kronika e tragjedisë së 28 marsit 1997

    1. Data 28 mars 1997: Në Kanalin e Otrantos anija ushtarake italiane “Sibila” godet dhe shkakton mbytjen e anijes shqiptare “Kater i Radës”. 108 viktimat, përfshirë gra dhe fëmijë, udhëtonin drejt Italisë me një anije të vjetër ushtarake, të nxjerrë jashtë përdorimit.

    2. Data 29 mars 1997: Admirali Alfeo Battelli që kishte koordinuar operacionet në det, një ditë më parë, jep urdhër për hapjen e një hetimi të brendshëm në Marinën Ushtarake. Nga ky hetim del se kontakti mes anijeve “Sibilla” dhe “Kater i Radës”, ka qenë një nga shkaqet e mbytjes.

    3. Data 5 Prill 1997: Deputetja italiane Irene Pivetti, ish-kryetare e Dhomës së Deputetëve, deklaron se për të përballuar mbërritjen e mijëra shqiptarëve, ata duheshin hedhur në det. Për këtë deklaratë, ajo kërkoi falje pas 14 vjetësh, gjatë një misioni në Vlorë, të organizatës së saj joqeveritare.

    4. Data 19 Tetor 1997: Pas një operacioni të vështirë 4-ditor, anija e specializuar “Performer”, nxjerr nga 800 metra nën det anijen “Kateri i Radës”. Brenda gjenden 58 trupa, kryesisht gra e fëmijë.

    5. Data 17 nëntor 1998: Leonardo Leone de Kastris, zëvendësprokurori i ngarkuar nga Gjykata e Brindizit për hetimet paraprake, përfundon hetimet. Deklaron për manipulim të provave fotografike dhe xhirimeve e regjistrimeve të kryera nga anijet italiane.

    6. Data 19 mars 2005: Përfundon në Brindisi gjyqi i shkallës së parë. Drejtuesi i anijes që u mbyt, Namik Xhaferi dënohet me katër vjet heqje lirie, ndërsa kapiteni italian, me tre vjet.

    7. Data 29 qershor 2011: Pas 13 orësh debat, trupi gjykues ul dënimet për dy komandantët, me tre vjet për Namik Xhaferrin dhe me dy vjet për kapitenin Laudadio.

    8. Data 29 janar 2012: Në Otranto inaugurohet monumenti i emigracionit, i krijuar nga skulptori grek Kostas Varotsos, me pjesën e sipërme të anijes fatkeqe shqiptare. Të pranishëm ishin dhe autoritetet e Marinës Ushtarake Italiane.

    9. Dy pjesë të anijes “Kateri i Radës”, pulti i komandës dhe busulla kthehen në Vlorë, ku artistët shqiptare Arta Ngucaj dhe Arben Beqiraj, realizojnë një vepër arti në një shesh të qytetit, pranë portit.

    10. Prej 3 vitesh pas inaugurimit të monumentit në përkujtim të ngjarjes dhe viktimave, nuk po flitet më për tragjedinë e Otrantos, nga asnjë prej palëve shtetërore italiane e shqiptare.

    ——————————————————–

    Dëshmon kreu i Shoqatës “Tragjedia e 9 janarit 2004-Karaburun”, Nikoll Mëhillaj

    Vetëm 7 vjet pas tragjedisë së 28 marsit 1997 të ndodhur në Otranto, në 9 janar 2004, ndodh një tjetër tragjedi klandestinësh në Karaburun, pas mbytjes së një gomoneje, me të cilën udhëtonin drejt Italisë 31 persona, në kërkim të jetës më të mirë, të cilën në Shqipëria nuk e kishin! Në këtë tragjedi humbën jetën dhe trupat 20 persona, ndërsa mëngjesin e 10 janarit, u gjetën pa jetë 17 burra dhe 3 gra, ndërsa shpëtuan 11 të tjerë! As kjo tragjedi nuk është zbardhur, ndërkohë që familjarët e viktimave janë organizuar në shoqatën “Tragjedia e 9 janarit 2004-Karaburun”, kreu i të cilës Nikoll Mëhillaj, dëshmon dhe akuzon kështu: “Në tragjedinë e 9 janarit në Karaburun kanë qenë dy gomone në det, por shteti vetë e ka fshehur njërën prej tyre dhe në tjetrën ka grumbulluar trupat e jetë dhe të pajetë që janë gjendur në mes të natës në mes të detit”. Kjo deklaratë vjen nga kreu i shoqatës “9 janari”, Nikoll Mëhillaj, në 5-vjetorin e tragjedisë së ndodhur pranë gadishullit të Karaburunit më 9 janar të vitit 2004. Në këtë ditë, tashmë e cilësuar me të drejtë si e “zezë”, udhëtonin me gomone drejt Italisë 39 persona, por fati i keq e desh që prej tyre vetëm 11 të ktheheshin të gjallë, 21 të vdekur, ndërsa 7 deklarohen të humbur që prej asaj dite. Ndërkaq, nga instancat shtetërore të asaj kohe u deklarua se në det ka qenë vetëm një gomone, por sot pas 5 vitesh ekzistojnë dëshmi që tregojnë se në det kanë qenë 2 gomone, por për ta minimizuar sa më shumë tragjedinë, është deklaruar vetëm njëra…”.

    ——————————————

    Vitet 1992-1997/ Ja 22 raste “ëndrrash” klandestinësh, që kanë përfunduar me fatkeqësi

    1. Data 22 prill 1992: Një grup prej 17 klandestinësh nga zonat e Pogradec, Librazhd, Fier, zhduken në malin e Gramozit në Ersekë, kufirin me Greqinë.

    2. Data 26 prill 1992: Zhduken 7 klandestinë brenda kufirit grek në zonën e Korçës, gjendet vetëm trupi i njërit prej tyre.

    3. Data 30 prill 1992: Gjenden 5 klandestinë të vdekur në Qafë-Botë të Sarandës, në një kasolle bagëtish.

    4. Data 4 maj 1992: Banorët e zonës së Devollit, informojnë për zhdukjen e 6 klandestinëve në një humnerë, në tentativë për të kaluar kufirin me Greqinë.

    5. Data 7 maj 1992: Gjenden të vdekur në Igumenicë 3 klandestinë shqiptarë, të vrarë me armë zjarri.

    6. Data 19 maj 1992: Zhduken 13 klandestinë zhduken në det, të nisur nga Vlora, asnjë informacion për jetën e tyre.

    7. Data 21 maj 1992: 8 klandestinë rezultojnë të zhdukur në det, të nisur me gomone nga Divjaka, asnjë informacion

    8. Data 30 maj 1992: Zhduken pa asnjë gjurmë 5 klandestinë me gomone, të nisur nga grykë-derdhja e Semanit.

    9. Data 14 tetor 1992: Ndodhi tragjedia e parë në gjirin e Vlorës, ku u mbytën 25 persona, nga fundosja e anijes në Otranto.

    10. Data 19 shtator 1993: Nisen 11 persona nga gjiri i Vlorës, por në Otranto fundoset skafi, dhe kjo ishte loja e parë e nisur me gomonet mafioze.

    11. Data 11 dhjetor 1993: Mbyten 5 persona në Otranto, nuk jepet asnjë informacion për fatin e tyre

    12. Data 22 shtator 1994: Nga përplasja e dy skafeve në ujërat tona, humbasin jetën 14 kurdë e shqiptarë që udhëtonin si klandestinë për në Itali.

    13. Data 13 shtator 1995: Humbasin 13 persona nga mbytja e një skafi në ujërat neutral, mbytet edhe skafi me 2 skafistë, të nisur nga bregu i Vlorës.

    14. Data 28 nëntor 1995: Pas mbytjes së një skafi me 27 klandestinë, humbin jetën 11 persona, 16 arrijnë të shpëtojnë.

    15. Data 29 nëntor 1995: Në Otranto zhduket një gomone me 18 shqiptarë e Kosovarë, nga kërkimet nuk u gjet asnjë prej tyre.

    16. Data 30 nëntor 1995: Dy skafistë vlonjatë dhe 1 fëmijë, u dorëzuan të vdekur nga një anije patrulluese amerikane, e cila i gjeti në Kanalin e Otrantos, flitej për 25 të mbytur.

    17. Data 14 mars 1996: Zhduket skafi me 34 vetë në bord, 31 prej tyre ishin nga Maqellara e Dibrës, nuk gjendet asnjë kufomë.

    18. Data 29 tetor 1996: Mbyten 2 skafistë dhe 8 klandestinë në Sazan, gjenden vetëm 6 trupa prej tyre.

    19. Data 28 mars 1997: Shënohet katastrofa më e madhe në historinë e mbytjes së shqiptarëve në Otranto, mbyten 108 klandestinë, kryesisht gra e fëmijë nga të cilët 84 nuk gjenden.

    20. Data 12 prill 1997: Mbyten 4 klandestinë me një gomone, 3 nuk gjenden, shpëton vetëm 1 prej tyre.

    21. Data 18 maj 1997: Trafikantët hedhin nga gomonia në Otranto 13 klandestinë, mes të cilëve 4 fëmijë, shpëtojnë vetëm 10 prej tyre.

    22. Data 23 dhjetor 1997: Skafistët hedhen në Otranto 33 klandestinë, ndërhynë policia detare italiane dhe shpëton vetëm 19 prej tyre.

    Lajmet e fundit

    Tv Apollon

    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here