More

    35 fëmijë dhe 5 gra shtatzëna të prekur me COVID-19 në vend

    Ministria e Shëndetësisë deklaroi se 35 fëmijë në vendin tonë janë prekur nga koronavirusi, ndërkohë që 22 prej tyre janë shëruar.


    Teksa iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, specialistja e ISHP-së, Rovena Daja dha detaje nga gjendja e gruas shtatzënë nga Fieri, që është e shtruar në Infektiv. Ajo theksoi se gjendja shëndetësore e shtatzënës është e stabilizuar. Po ashtu ajo bëri me dije se në vendin tonë 5 gra shtatzënë kanë rezultuar pozitive, ndërsa 4 janë shëruar.

    Gruaja shtatzënë është në gjendje të stabilizuar. I takon klinikës për të vendosur, në se do të qëndrojë apo jo. Kemi dy spitale COVID, infektivin dhe Shefqet Ndroqi, ku shtrohen pacientët. Janë marrë masat në dy spitalet për të mjekuar të gjitha rastet e shtatzënave. Kemi 35 fëmijë të prekur, 22 janë shëruar. Janë 5 gra shtatzënë kanë qenë pozitive m e COVID, ku 4 janë të shëruara.”, tha specialistja.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here