More

    38 të infektuar me koronavirus në klubin Flamengo

    Nëpërmjet një deklarate, klubi i Flamengos ka njoftuar situatën ku ndodhet pas krizës së koronavirusit. Deri tani klubi ka kryer testin te 293 persona të lidhur me ekipin, duke përfshirë lojtarët, menaxherët, anëtarët e familjeve dhe punonjësit përgjegjës për ta. Vetëm disa ditë më parë ka humbur jetën një masazhist nga klubi brazilian. Nga analizat e kryera midis 30 Prillit dhe 3 Majit, 38 kanë testuar pozitive për COVID-19, tre prej tyre janë lojtarë, gjashtë punonjës të klubit, dy punonjës të kompanive nënkontraktuese, 25 anëtarë të familjeve. Dy rastet e tjera janë lojtarë që kishin antitrupa pozitiv të IGC. Megjithatë është për t’u theksuar se të gjithë të infektuarit janë asimptomatikë, kështu që ata nuk tregojnë asnjë lloj shqetësimi. Klubi ka njoftuar gjithashtu se edhe pse të infektuarit janë asimptomatikë, masat do të jenë izolim dhe karantinë, përcjellje e përditshme me pyetësorë mbi shenjat jetësore dhe evolucionin, derisa të zgjidhen rastet do të kryhen edhe teste të reja. Nëse testet e reja do të dalin negative, ata do të dalin në punë brenda një periudhe kohe të caktuar” – shkruhet në deklaratën e klubit.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here