More

    488 të shëruar nga Covid-19 në Shqipëri

    Në vendin tonë janë 782 persona të infektuar nga koronavirusi, ku 488 prej tyre tashmë janë shëruar

    “Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 782 qytetarë. Prej tyre janë 488 të shëruar. Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme.

    Harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin. Për këtë arsye, përvec zonave që kanë qenë të paprekura nga COVID 19, është zgjeruar harta e zonave të gjelbërta, edhe me ato bashki që momentalisht paraqesin risk më të ulët të transmetimit të infeksionit“, – tha specialistja e ISHP-së Rovena Voda.

    Momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here