Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë, ndërsa 70% e tyre janë shëruar. Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID-19.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre rezultojnë 17 raste pozitive.