Më shum

    9 raste të reja me covid-19, vatra “të nxehta” Tirana dhe Kruja

    Ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar 9 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 782 numrin total të të infektuarve. 5 raste të reja janë në Tiranë dhe 4 në Krujë, duke i kthyer këto dy bashki në dy vatrat më të nxehta të virusit, i cili është përhapur kryesisht nga fasoneritë.

    Deklarata e plotë e Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik:

    Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 245 persona të dyshuar me COVID-19 nga veriu në jug dhe vetëm në dy bashki kemi të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar pozitivë prekur dhe në Krujë kemi 4 të prekur. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 782 qytetarë. Prej tyre janë 488 të shëruar.

    Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin. Për këtë arsye, përvec zonave që kanë qenë të paprekura nga COVID 19, është zgjeruar harta e zonave të gjelbërta, edhe me ato bashki që momentalisht paraqesin risk më të ulët të transmetimit të infeksionit.

    Aktualisht në vendin tonë janë 263 pacientët aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

    Ky është nje tregues që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale. Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:

    Raste Aktive

    Tiranë 100
    Krujë 93
    Fier 1
    Kurbin 27
    Korçë 1
    Elbasan 2
    Kukës 8
    Lezhë 1
    Lushnje 1
    Mirditë 2
    Berat 2
    Mat 1

    Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale. Është shumë e rëndësishme të respektohen këto masa, pasi deri në momentin që nuk kemi një vaksinë apo trajtim të përcaktuar, vigjilenca duhet të jetë maksimale.

    Të moshuarit apo dhe qytetarët me sëmundje kronike duhet të vazhdojnë të komunikojnë me mjekun e familjes për recetat me rimbursim, duke evituar sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me institucionet shëndetësore, përvec rasteve kur është e domosdoshme.

    Latest news

    “Qyteti Muze i Beratit”, vendi i ruajtjes së traditës dhe lashtësisë shqiptare

    Nga ADEM LUSHAJ – Deçan – Kosovë Ruajtja e vlerave antike si, shtëpitë, kalldrëmet, rrugicat, pastaj Kalaja, Muzetë e shumta, Lumi “Osum”, ullishtat, “përsheshi me...

    3 Trajtime në shtëpi për të rinuar lëkurën e duarve!

    Duart tona kanë një lëkurë shumë të hollë dhe të ndjeshme. Pikërisht për këtë kërkojnë kujdes të veçantë. Disa faktorë mund ta rrënojnë lëkurën.Për...

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

    Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut Nga: Haxhi MEHMETAJ, arkeolog Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri të...

    Lajm i mirë për emigrantët shqiptarë në Angli, kandidati për kryeministër ka vetëm 2 kushte për leje qëndrimi

    Boris Johnson kandidatit kryesor për t’i zënë vendin kryeministres së dorëhequr Tereza May ka dhënë një lajm të mrekullueshëm për të gjithë emigrantët që...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here