More

    Abdyl Frashëri: ”Historia flet për një komb përrallor, për pellazgët hyjnorë, për këta heronjë të lashtësisë”

    Personaliteti i parë shqiptar që e shtriu origjinën e shqiptarëve deri në Parahistorinë Pellazgjike nuk ishte as historian, as gjuhëtar, as etnolog. Ai ishte Abdyl Frashëri,personalitet i shquar politik i lëvizjes së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Në një varg korrespodencash, si pjesë të një traktati mbi të drejtat e kombit shqiptar, që ai botoi në frëngjisht në pragun e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në organin diplomatic austriak Messagier de Vienne, ai shprehej:

    ‘’Historia flet për një komb përrallor, për pellazgët hyjnorë, për këta heronjë të lashtësisë, të cilët pandehet se kanë vdekur dhe janë fshirë nga faqja e dheut, duke lënë pas vetëm disa gjurmë në gjuhët greke dhe latine. Është gabim: pellazgët rrojnë edhe sot e kësaj dite. Ata jetojnë tek shqiptarët. Shqiptarët e sotëm janë vetë pelllazgët e lashtësisë me gjuhën e tyre, me doket e tyre dhe me vetë zakonet e tyre. Ati i historisë (Herodoti), thotë se pjesa më e madhe e emrave të perëndive të Olimpit grek i përkasin gjuhës pellasge. Mirë pra, ne i gjejmë sot ato emra në gjuhën shqipe. Janë disa fjalë që shqiptarët i përdorin edhe sot e kësaj dite. Ata nuk kanë fjalë tjetër për të quajtur detin, perveç fjalës Det, Thetis ishte perëndia e Detit. Afrodita, që ishte emir i Venusit, do të thot në shqip afrimi i ditës, pra kuptohet lidhja midis tyre. Unë mund të përmend një seri fjalësh shqip që dëshmojnë ngjashmërinë e shqiptarëve të sotëm me pellazgët e lashtë, por unë po i kursej kolonat e gazetës tuaj dhe nuk dua të përpiqem të vërtetoj një gjë që tashmë është vërtetuar së tepërmi nga eruditët më të mdhenj të shekullit tonë. ‘’

    Shkëputur nga: Etnogjeneza e Shqiptarëve – Kristo Frashëri

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu