Airbnb në vështirësi financiare, largohen 25% të fuqisë punëtore

Pandemia e koronavirusit ka dëmtuar rëndë biznesin e Airbnb. Kompania po përgatitet të marrë masa drastike për të mos u mbytur ndërsa njerëzit e kanë të pamundur të udhëtojnë.

Kompania konfirmoi për TechCrunch se do të largonte nga puna 1,900 punonjës, ose 25% të fuqisë punëtore të kompanisë për të reduktuar kostot gjatë pandemisë.

Megjithatë nuk sqaroi se cila vende do të preken më tepër por të gjitha shërbimet po vuajnë që nga transportimi, Airbnb Studios, Hotels dhe Lux.

Stafi që do të largohet do të marrë një pagesë përgjatë 14 javëve të ardhshme plus një javë për çdo vit që kanë punuar në Airbnb.

Me të goditur pandemia Airbnb kishte nevojë për kapital ndërsa borxhi shkoi në 2 miliardë dollarë. Ndërsa kufizimet e udhëtimeve kanë filluar të hiqen, do të duhet kohë përpara se situata ti kthehet normalitetit. Largimet nga puna mund ta ndihmojnë Airbnb të mbijetojë pa pasur nevojë të kërkojë më shumë para. /PCWorld Albanian

By SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *