More

    Alastair Campbell nxjerr SMS-të e Edi Ramës kundër Boris Johnson: “WTF…”

    Alastair Campbell, ish-zëdhënësi dhe këshilltari historik i Tony Blair ka zbuluar një detaj interesant në një intervistë për BBC Radio. Campbell njihet edhe për miqësinë me kryeministrin shqiptar Edi Rama me të cilin mesa duket shkëmbejnë shpesh telefonata dhe mesazhe.


    Një nga këto mesazhe të Ramës ka nxjerrë Campbell në intervistën e tij të fundit kur ishte duke kritikuar kryeministrin Boris Johnson për masat e marra ndaj pandemisë Covid-19. Campbell tha se kishte marrë një SMS nga Kryeministri i Shqipërisë që vinte në dyshim qasjen e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për krizën COVID-19.

    “Unë kam komunikuar sot me një mikun tim, Kryeministrin e Shqipërisë, që më dërguar mesazhe ku shkruante “Çfarë k… po ndodh aty? A e di ai se çfarë po bën?” – tha Campbell.

    Rama është i njohur për raportet e tij me Campbell, por edhe me Tony Blair për të cilin tha në nisje të qeverisjes se e kishte këshilltar pa pagesë. ©LAPSI.al

    Alastair Campbell advises Albanian Prime Minister Edi Rama on the ...Çka e këshillonte Tony Blair Edi Ramën? - PeriskopiTony Blair zbret me helikopter në Himarë, Edi Rama “bëhet me krahë ...

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here