Albin Kurti lë zyrën, futet në vetëkarantinim

Albin Kurti ka bërë të ditur sot se nuk ka dalë në punë e është futur në vetizolim. Kurti ka shkruar në Facebook se një zyrtar i Ministrisë së Integrimit Evropian ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat e dale pozitiv në testin për COVID-19.


“Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin. Unë kam pasur kontakt me të, sikurse edhe punonjës të tjerë në MIE e ZKM, ndonëse gjithnjë duke respektuar rregullat për distancën fizike. Nga sot jam në vetizolim në banesë gjersa të dalin rezultatet e testimit për zyrtarin nga MIE”, ka thënë i njejti.


By SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *