Më shum

    Ambasadat shqiptare si “fole” pasurimi, dhe jo mbrojtjeje për shtetasit shqiptarë

    Mbrojtja e të drejtave të shtetasve shqiptarë, përveçse një detyrim patriotik është në fakt më shumë se kaq një detyrim kushtetues.

    Ndër dispozitat e para të kushtetutës nis pikërisht me këtë garanci. Pra në Nenin 8 thuhet shprehimisht:

    1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. 2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet. 3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.

    Dispozita e mësipërme e kushtetutës nuk ka nevojë në fakt për ndonjë sy juristi e as për ndonjë intepretim të thelluar, pasi e përcakton mjaft qartë obligimin e shtetit shqiptar ndaj qytetarëve të tij që jetojnë jashtë kufirit.

    Por si çdo herë tjetër shteti ynë është treguar thuajse tërësisht inekzistent e indiferent kur ka ardhur puna për të mbrojtur, asistuar apo ndihmuar bashkëkombasit tanë që jetojnë jashtë trojeve.

    Nga hapja e kufijve zyrtarë shtetërorë e deri më sot në vendin fqinj në Greqi, kanë humbur jetën me qindra emigrantë shqiptarë ku pjesa më  madhe kanë vdekur nëpër burgje. Dhe ironia e fatit është që asnjë gardian apo zyrtar i burgut nuk ka mbajtur përgjegjësi për këto raste.

    Por edhe më ironike e aq fatkeqësi është mosveprimi e indiferentizmi i shtetit tonë për të mbrojtur e kërkuar llogari për qytetarët e tij që i vdesin përditë burgjeve.

    Për këto vdekje nëpër burgjet greke e jo vetëm ka pasur reagime edhe nga organizmat ndërkombëtarë. Në jo pak raste ka reaguar OKB-ja, Komisoni Evropian e institute të huaja, por jo shteti shqiptar.

    Dhe të mendosh që nga taksat tona dhe nga taksat e familjeve të atyre që përfundojnë të vrarë nëpër burgje vetëm pse janë shqiptarë, paguhen me dhjetëra e qindra punonjës ambasadash për të mbrojtur e për t’u kujdesur për ta. Por që në fakt ambasadat tona nëpër botë nuk e kanë kryer kurrë rolin për të cilin paguhen.

    Në të shumtën e rasteve ata nuk u hapin as telefonin shtetasve shqiptarë që kanë nevojë për to. Për të mos thënë që trefishojnë a katërfishojnë tarifat e shërbimeve që merren nëpër zyrat e atyre.

    E gjithë kjo sepse për ata me rëndësi është fitimi dhe jo kryerja e misionit të tyre. E gjithë kjo sepse amabsadat tona nëpër botë, kryesisht në evropë janë të zëna duke siguruar specializime e doktoratura për vete dhe të afërmit e tyre, dhe nuk kanë kohë t’i hapin telefonin babait të Florencit, djalit nga Shkodra që vdiqi një vit më parë në një burg në Francë, nga dhuna e madhe e ushtruar nga gardianët.

    Latest news

    Nipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor

    Kërkojmë ndihmën e SPAK të vendosë drejtësiNipi 5-vjeç humbi jetën në aksident rrugor, prej 3 vitesh ngjarja pa autor Nga : Kadri Malka Në të vërtetë,...

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën ma dëgjoni. Të bashkohemi për këtë komb ku i...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet kënga e cila vjen e realizuar...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN E SHQIPTARËVE...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here