More

    Apeli shtyn gjyqin për Tahirin: Nuk është çështje urgjente

    Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit të Organizuar ka shtyrë për në datën 13 maj gjyqin ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Arsyet e shtyrjes janë situata e krijuar nga Covid-19, pasi sipas gjykatës kjo çështje nuk është ngutshme apo urgjente siç përcatohen në Aktin Normativ.

    Një tjetër shkak ishte mosnjoftimi i të gjitha palëve në proces. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura avokatët e Jaeld Çelës kanë bërë një kërkesës për përjashtimin e 3 gjyqtarëve të çështjes, Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni me argumentin se ndodhen në konflikt interesi.

    Ish-ministri Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” , ndërsa u dënua me 3 vite shërbim prove. Ndërsa Jaeld Çela akuzohet bashkë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për favorizim të grupit kriminal “Habilaj”, në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ish-drejtori i policisë së Vlorës që ndodhet ende në arrati u dënua në shtator të vitit të kaluar me 3 vjet e 4 muaj burgim. ©LAPSI.al

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here