Categories: Teknologji

Apple dhe Google lançojnë teknologjinë për gjurmimin e koronavirusit

Apple dhe Google publikuan teknologjinë e shumëpritur të smartfonëve për njoftimin automatik të njerëzve nëse kanë qenë pranë një personi të infektuar me koronavirus.

Kompanitë nisën një bashkëpunim të paprecedent duke vënë të gjithë potencialin e tyre teknologjik në shërbim të gjurmimit dhe izolimit të koronavirusit muajin e kaluar dhe të paktën 22 vende të botës kanë planifikuar të lançojnë aplikacionet e tyre që e shfrytëzojnë këtë teknologji.

Bazohet në Blutooth për të identifikuar kur dikush ka qëndruar afër një personi të infektuar me koronavirus. Shumë qeveri kanë provuar por pa sukses të lançojnë aplikacionet e tyre për Covid-19.

Shumica e tyre hasën probleme teknike në iOS dhe Android dhe nuk janë adoptuar gjerësisht. Zakonisht përdornin GPS për të gjurmuar vendndodhjen e përdoruesve gjë që Apple dhe Google kanë vendosur të shmangin për shkak të shqetësimeve të privatësisë.

Identiteti i përdoruesve të aplikacioneve do të mbrohet nga enkriptimi. Teknologjia është e disponueshme tek të gjitha modelet Android dhe iPhone që datojnë nga Shtatori 2015.

Suksesi i tyre varet tek adoptimi i përdoruesit dhe privatësia e fortë është mënyra më e mirë për të inkurajuar këtë adoptim. Kompanitë thanë se teknologjia është produkt i një partneriteti të rallë mes gjigantëve të teknologjisë. /PCWorld Albanian

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

5 days ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

5 days ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

5 days ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

5 days ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

5 days ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

5 days ago