More

    Apple jep lajmin e mirë për iPhone

    Zinxhiri i prodhimit dhe furnizimit të Apple në Kinë po i kthehet gradualisht normalitetit.

    Sipas një raporti të fundit procesi i prodhimit të disa produkteve të Apple është përmirësuar ndjeshëm si iPhone 11, iPhone 11 Pro, AirPods Pro dhe AirPods Gen 2.

    Zakonisht prodhimi i një iPhone11 64GB dhe iPhone 11 Pro 64GB kërkon mesatarisht 2 ditë ndërsa në momentin e krizës së koronavirusit në Kinë ishte shtrirë në 7 ditë.

    Për AirPods Pro dhe AirPods Gen 2 normalisht duhen 7.4 ditë nga 10.6 ditë që kishte shkuar në pikën e shpërthimit të pandemisë.

    Sigurisht edhe përmirësimi i procesit të prodhimit ka të bëjë me rënien e kërkesës në tregjet Perëndimore. Por me rikthimin në punë të fabrikave Kineze, Apple së shpejti do të përmbushë kërkesën. /PCWorld Albanian

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here