More

    Arkeologjia shqiptare në vitet 60: Ilirët kanë qenë banoret e lashtë të vendit tonë

    NGA: GËZIM LLOJDIA

    1. Arkeologia, shqiptarë në vitet 60 ishte një shkencë e re si pjesë e historisë. Shkenca mbi lashtësinë, në shekullin XX, jo vetëm një shkence e ditëve tona, por edhe aktuale. Në një sesion shkencor të këtyre viteve, arkeologu Skënder Anamali sjell tezën: Ilirët kane qene banorët e lashtë të vendit tonë,ku nëpërmjet kumtesës:”Bashkëbisedim me shekujt e kaluem”: ai sjell të dhëna nga gërmimet arkeologjike, ato kishin filluar prej 15-20 vjetësh ndër qendrat ilire.

    Në burimet arkeologjike,thotë arkeologu në bazë të të cilëve rindërtohen edhe faktet historike, mungojnë personazhet. Arkeologet mund të gjykojnë jo vetëm mbi veglat e punës, jetesën ose ekonominë e kohës së lashtë, për edhe mbi trajtat e jetës shoqërore. Mjetet e prodhimit janë me shume rëndësi për studimin e formacioneve shkencore që janë zhdukë. Këtu qëndron edhe vlera e madhe e zbulimeve arkeologjike.

    2. Për arkeologjinë shqiptare problemi i etnogjenezës ilire, i lashtësisë së ilireve në vendin to­në asht një problem i dorës së parë dhe i rrahur nga dijetarët, thotë S.Anamali. Zbulimet e Pazhokut e të Maliqit itronditen themelet e tezës së vjetrueme të dijetareve, e cila i bën iliret të ardhur në gadishullin ballkanik në një kohë relativisht të vonë.

    Në kumtesën mbi rezultatet e gërmimeve në vendbanimin prehistorik të Trenit (Bilisht-Korçe) del se të dhënat arkeologjike tregojnë se fillimet e formimit të elementeve të etnosit ilir i përkasin, eneolitit çka do’të thotë se: Ilirët janë autoktonë, në Ballkan.

    Cili ,qe zhvillimi ekonomik, shoqëror e kultural i ilireve që banuan në vendin tonë gjatë gjithë kohës së ekzistencës së tyre pyet arkeologu S.Anamali.Kërkojnë përgjigje edhe mendimet e vjetra e të reja të cilat janë përpjeke dhe përpiqen t’i copëtojnë iliret dhe ti shohin në krahina të veçanta, tipare të veçanta kulture dhe si pasoje edhe origjinë etnike.

    S.Anamali sjell të dhënat si: Kodërvarret e Krumës (Kukës) që u gërmuan në këtë vit i përkasin fun­dit të kohës së bronxit dhe fillimit të hekurit; ata nuk ndryshonin nga kodër -varret e tjera të kësaj kohe të zbuluara në Pazhok, Mat, Vajzë e Dropull.

    Gjurmuesit e këtyre kodër-varreve ngritën me të drejte problemin e rishikimit të diferencimit shoqëror te ilirët.Për një qytet ilir, për praninë e një ekonomie e kulture qytetare të një shoqërie skllavopronare kumtuan edhe arsimtaret e Kolonjës, të cilët, me forcat e veta, gërmuan në kodrën e Hallmit.

    Në afërsi të qytetit të ‘Ersekës. Për një’ zhvillim teë tilleë kumtuan edhe gjurmues të tjerë të lashtësive ilire. Në krahinën e Matit gjetjet ar­keologjike, që i përkasin kulturës ili­re shtohen dita ditës. Jo hartae Shqipërisë ,por edhe harta e Matit është mbushë plot qendra ilire. E tillë asht edhe qyteza malore e Xibrit, jo shumë larg Klosit.

    3. Nga të gërmimet në qendrat ilire, arkeologu sjell këto të dhëna:Sendet arkeologjike të zbuluara në gërmime, ashtu sikurse u kumtue ne sesion, i përkasin ilire­ve dhe janë të ngjashme me ata të viseve të tjera ilire. Për vendbanime të fortifikuara ilire, për qytete ilire folën në sesion mësues e arkeologe. Në rrethet e Pogradecit, Elbasanit e Korcës ekspeditat, gjurmimet arkeo­logjike kanë zbuluar një tok qendra të reja të panjohura deri dje që shkojnë nga parahistoria deri në mesjetë. Në kalanë e Pogradecit, nën muret mesjetare, dolën muret e qytezës ilire. Tue shikue objektet e ekspozueme e rastin e sesionit ose materialet ilustruese të gërmimeve e gjurmime arkeologjike, të tërhiqte vëmendjen diçka e vogël, por shumë interesante.

    Nga Elbasani ishte sjellë e ekspozuar një përkrenare ilire, e gjendur në varrin e një luftari, po në qytezën e shkëmbit Shlliut (Elbasan) e cila mbante emrin ilir të pronarit. Fragmentet e një përkrenare bashkë me armë ilire gjendeshin dhe midis materialeve të zbuluara.

    Në kodërvarret e Krumës, një kodërvarri nga Mati i takon edhe një përkrenare tjetër ilire. Në fotografitë, që tregonin zbulimet e reja në rrethin Pogradecit ishte edhe ajo e përkrenares ilire të Starovës. Këtyre katër përkrenareve mund t’u shtohen edhe të tjera të zbuluara në këto vitet e fundit në vende të tjera. Kur din se përkrenaret ilire janë përdorë si mjet për përcaktimin e një krahine ilire me tipare të veçanta, e cila përfshinë vetëm veriun e Shqipërisë . Nuk është vështirë të kuptohet se sa pa themelta janë këto përpjekje për copëtimin e Ilirisë. Vetë materialet arkeologjike po hedhin poshtë dëmet etno -kulturale të sajuara gjoja mbi të dhënat e arkeologjisë.

    4. Në rrënojat e Jermës, pranë Gjirokastrës po dalin në dritë tepricat e një qyteti ilir, me një ekonomi e kulture qytetare të lulëzua si shumë qytete të tjera ilire bashkëkohëse.

    Qyteti ilir i Jermës u ngrit në shek.IV p.e.s , që është koha e formimit të shoqërisë skllavopronare ilire. Ai ka qenë një qytet kaon, e njërit nga tre fiset e mëdha ilire të jugut.

    Në gërmimet u kumtue se materialet, që pasqyrojnë kulturën ilire në këto vise po bëhen gjithnjë më të shumtë. Arkeologjia shqiptare e ka provuar se emrat e njohur në historiografi si epirotë e Epirë, për banoret e trevën më jugore të Ilirisë kanë kuptim thjesht gjeografik. Për kaonet, thespirotet, moloset e banoret e tjerë të Epirit nuk ka vend dhe as që mund të mendohet për përkatësi etnike tjetër ,veçse ilire. Elementet e kulturës helene nuk janë tjetër veçse ndikime ta ardhura si rrjedhim i zgjanimit të marrëdhënieve ekonomike dhe të hyme në kushtet e një niveli të caktuar të zhvillimit të forcave prodhuese të ilirëve, fenomen ky i vërejtur edhe në vise të tjera, të botës antike.

    Duke fol për gjurmimet e tyre kumtuesit zunë në gojë edhe emrat e disa qyteteve ilire, të njohura nga burimet e shkruara të lashta.

    Qytetet ilire si: Lynku, Omfali, Syberi, Enkelana kane ekzistuar në një kohë kur në Iliri kishte edhe qytete të tje­ra si Shkodra, Lisi, Dimali, Amanria, Bylisi, Foinika, rrënojat e të cilave tashme dihen se ku gjenden.

    5. Arkeologët, sot kanë sjellë të dhëna për gërmimet në lindje të Shkodrës dhe flasin për qytetin e Sardës .Këtë qytet S.Anamali mirëpo edhe dhe arkeologët e këtij refermi e e hodhën si ide se gjendej pikërisht atje ,që në vitet 60.

    Ja çfarë shkruan arkeologu:

    Pranë ilireve në kumtesat ishin edhe arbërit. Arbënt si pasardhës të ilireve, jetuan aty ku para tyre ki­shin pas trojet iliret dhe trashëguan kulturën e tyre. Nuk ka si të jetë ndryshe, (sado që edhe këtë të vërtetë ka dijetare që duen t’ia mohojnë shqiptareve), sepse këtë e tregojnë fort bukur të dhënat e arkeologjisë. Arsimtari i Mirditës po i gjen gjurmët e arbenve gjithandej, deri në viset e thella malore. Arbenve të mesjetës i takon edhe qyteti Sarda, sot rrënojat e tij gjinden në Shurdhah, në lindje të Shkodres. Sikurse njoftuen kumtuesit gërmimet e porsa fillueme janë shume premtuese dhe para dëgjuesve ne sesion ato përmendin muret e epërme e të poshtme të qytetit, materialet e gjetuna në gërmime, sidomos ato te varrezës, të cilat i përkasin kulturës së arbenve mesjetare.

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu