More

    Arkivat kanadeze: Shqipja, gjuha më e vjetër në Ballkan

    Duke rrëmuar nëpër bibliotekën kombëtare të Québec u ndesha me këtë artikull, me titull “The perplexed Albanian” botuar më 16 prill të vitit 1910 në gazetën “The Québec Chronicle”.

    Përkthimi më poshtë, shkruan Jeta Dedja:

    “Një gjuhë pa alfabet. Ndërsa pjesa më e madhe e Evropës po ankohet kundër bollëkut të librave dhe përmbytjes me fjalë të printuara, shqiptarët, një nga popujt më të vjetër të kontinentit, po ulërijnë për mjetin më elementar të shprehjes, alfabetin.

    Në këtë vend të thjeshtë, pa alfabet, ku fëmijët nuk u shqetësuan kurrë për ABC-në e gjuhës që folën, ku krijuesit nga majat e maleve nxorën historitë e tyre më të bukura e poetët, kënduan më të ëmblat vargje, duke i rënë lahutës në kullat e zjarrit, Turqia ka mbjellë farën e kulturës dhe palumturisë.
    Ky ndryshim i kushteve idilike erdhi kur qeveria vendosi së fundmi, lejimin e mësimit të gjuhës shqipe në shkollat shtetërore.

    Fillimisht, vendimi u prit me hare dhe festime, por më pas, pikëpyetje u ngritën; Si do të mësohet gjuha, pa alfabet? Gjuha Shqipe, përgjithësisht është konsideruar po aq e vështirë të zbutet e ndrydhet në faqe librash, sa ç’janë edhe njerëzit për t’u qeverisur.

    Është gjuha më e vjetër në Ballkan, që i rezistoi dyndjeve sllave. Parimet e saj kryesore përputhen me sistemin e gjuhëve europiane ariane dhe disa principe afrojnë në detaje me greqishten.

    Shqipja ka mbijetuar si gjuhë e folur e megjithatë, për shumë shqiptarë që dinë të shkruajnë e lexojnë lehtësisht shumë gjuhë të tjera, nëse do ta shihnin të shkruar gjuhën e tyre, nuk do ta kuptonin.

    Përpjekje të shumta janë bërë për ta kthyer shqipen, në gjuhë të shkruar. Një nga arsyet e arritjeve të sukseseve të niveleve të papërfillshme, ka qenë vështirësia për të prodhuar.

    I fundit që është përpjekur ka qenë Kostandin Kristoforidhi, i cili, publikoi një gramatikë të dobishme të të dy dialekteve toskë dhe gegë, si dhe përktheu Biblën në toskërisht.

    Si konkluzion i gjithë orvatjeve për alfabet, deri tani janë paraqitur katër modele. i pari është një alfabet me shkronja greke. i dyti, bazuar në modelet e Kristoforidhit, paraqitet me gërma greke dhe latine, dhe me shumë shenja diakritike. i treti përdor shkronja latine dhe i katërti është një variant i çuditshëm dhe i shëmtuar i shkronjave greke dhe latine, së bashku.

    Por, tani që turqit kanë njohur të drejtën e shkollimit në gjuhën shqipe, po këmbëngulin që të përdoret alfabet arab dhe hoxhallarët reaksionarë po çalltisin të bindin fiset e myslimanëve, duke u thënë se ky është i vetmi alfabet i lejuar për muhamedanët e mirë.

    Duhet thënë sem nga gjitha alfabetet e propozuar, ai arab duket më pak i përshtatshmi, sepse shqipja afron ose me greqishten, ose me latinishten dhe për më tepër, tentativat për të shkruar shqipen me shkronja arabe kanë rezultuar në hieroglife që, edhe vetë shkrimtarët nuk mund t’i deshifrojnë.

    Kështu me kaq variante për të zgjedhur, i hutuar shqiptari i drejtohet për udhëzime të mëtejshme këshilluesve fetarë. Takime të mëdha janë mbajtur në gjithë vendin, për të diskutuar mbi këtë çështje. Shkupi, Prishtina dhe Mitrovica, seksionet myslimane pra, kanë votuar për shkronjat arabe. Korça toske dhe Elbasani gegë – seksione katolike romane, janë deklaruar në favor të gërmave latine. Ndërkohë tensionet janë rritur dhe shumë gjak po derdhet për alfabetin.

    Në këtë mënyrë shqiptari ka arritur atë që do, një shkak për të luftuar; por, shkolla të reja shtetërorë nuk ka të hapura dhe gjuha shqipe ende nuk po mësohet në ato që ekzistojnë, vetëm se, thjesht duhet një alfabet”.

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu