Categories: Aktualitet

Astrit Patozi: Ja arritëm edhe kësaj dite

Nga Astrit Patozi 


Edi Rama dhe Lulzim Basha janë të pangjashëm, ngado që ta kapësh. Jo vetëm si tipologji politikanësh, por edhe në stil, në shije, në formim, madje edhe si karaktere njerëzore janë të pakrahasueshëm. Ky nuk është opinion, por një fakt, që e njeh dhe e pranon i madh e i vogël në Shqipëri.


Aq e thellë është diferenca me tyre, saqë kryeministri nuk lë rast pa u tallur dhe pa i përqeshur difektet e mëdha të kundërshtarit. Edhe Luli nuk ia lë mangut, përpiqet me atë të vetën që ta konsiderojë si epërsi të vetën faktin që nuk është si Rama.

Në këtë kontekst, e fundma gjë që mund t’i shkojë ndërmend bijve të shqipes është që Edi Rama të imitojë Lulzim Bashën. Por ja që mrekullia ndodhi mbrëmë.

Kryeministri përsëriti në emisionin e Sokol Ballës të njëjtën frazë që kryetari i Partisë Demokratike e kishte deklaruar një ditë më parë, pasi mbaroi protesta e Aleancës për Teatrin. “Nuk ka propozim të ambasadës amerikane që të shikohet mundësia e sistemit zgjedhor danez, si një zgjidhje për Shqipërinë”.

Si për ironi të fatit, në kohën që Rama po fliste, pothuajse të gjitha portalet e Shqipërisë po botonin me radhë tekstin e plotë të email-it, që ambasadorja Kim u kishte dërguar anëtarëve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

Ndaj edhe çdo koment për këtë çështje do të ishte i tepërt. Nuk thotë kot populli se ai që të rreh të do më shumë.

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

5 days ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

5 days ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

5 days ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

5 days ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

5 days ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

5 days ago