More

    Atentati mafioz në Durrës, si u ekzekutuan me breshëri dy vëllezërit. Pamje nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

    Lapsi.al zbardh detaje të tjera nga atentati mafioz në Durrë, ku mbetën të vrarë dy persona. Burimet thonë se dy vëllezërit po udhëtonin me automjetin tip ‘Golf’, teksa një automjet tjetër i ka prerë rrugën pranë tregut të makinave në Shëna Vlash.

    Autorët, dy persona sipas dëshmitarëve, kanë qëlluar me një breshëri automatiku nga pas dhe para automjetit.

    Synimi sipas grupit hetimor ka qenë eleminimi fizik i vellezërve me origjinë nga Puka dhe me banim në Spitallë, Viktor dhe Besmir Haxhiaj mbi trupat e të cilëve janë derdhur disa plumba.

    Në automejtin e viktimave nuk është gjetur asnjë mjet apo send i dyshimtë.

    Ndërsa në vendngjarje ka sekuestruar 27 gëzhoja. Deri më tani mësohet se u shoqëruan rreth 30 përsona në polici për të dhënë dëshminë e tyre.

    Ende nuk dihet motivi i vrasjes. Hetimet po kryhen në disa pista.

     ©LAPSI.al

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here