More

    Baba Tomori, bektashinjtë dhe Sulltan Novruzi

    Ç’është festa e sulltan Novruzit?

    Mbarë komuniteti bektashi, këtë ditë e feston si ardhjen e stinë së pranverës. Më 22 Mars, me festën e Sulltan Novruzit nis e rigjallërohet jeta. Novruzi dotë thotë “Dita e re” nga persishtja dhe Sulltan është titull i lartë (bektashinjtë mbiquajnë disa shenjtë) shkruan shqip.info.

    E ka origjinën përpara shumë shekujsh, por në Shqipëri filloi të festohej që kur u përhap bektashizmi në shekujt XIV. Dita e Sulltan Novruzit përkon me ditën e lindjes së Imam Aliut. Për këtë festë poeti ynë i madh bektashian Naim Frashëri ka thënë: “Sot është një ditë e re që përsëritet moti, lind Vera, lind ngrohtësia, lind Aliu, lind vet Zoti

    Kjo ditë përkujton edhe ditëlindjen e Imam Aliut, që lidhet me ringjalljen e jetës dhe me shpresën për ditë më të mira, ndaj ka një domethënie të veçantë për gjithë besimtarët. Është dita e Imam Aliut, dhëndrit të profetit Muhamed, ai ka qenë krahu i djathë i Profetit. Prandaj kjo festë për bektashinjtë përfaqëson një ditë të shënuar dhe më të bekuara të vitit. Ai ka lindur më 22 mars, është një nga shenjtorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe është i pari i dymbëdhjetë imamëve shkruan shqip.info.

    Imam Aliu është një nga imamët e mëdhenj, i pajisur me një dituri të jashtëzakonshme. Profeti Muhamed, thotë: “ Unë jam qyteti i diturisë dhe Aliu është porta e tij” ose “Nuk ka trim si Aliu, nuk ka shpatë tjetër si Zylkari Aliut. Kush do Alinë, më ka dashur mua, kush urren Alinë, më ka urryer mua”.

    Prandaj me të drejt u quajt prijës i besimtarëve arabë, dijetarëve arabë që bënë epokë të artë e që i dhanë njerëzimit mbarë dritë. Ai ishte njeriu i luftës për përparimin njerëzor. Ai përdorte bukur fjalën për pikëllimin e shpëtimin njerëzor shkruan shqip.info.

    Ai la pas tre parime: Shkallën e të menduarit, unitetin njerëzor, drejtësinë. Prandaj mbeti simbol i përhershëm. Sa bektashinjtë betohen:
    Ja Muhamed- Ali!

    Në këtë ditë nis stina e pranverës, sepse sot çdo gjë nis të marrë jetë e gjallëri. Dita nis me urimet më të mira për mbarësi, mirëqenie, paqe dhe dashuri. Në këtë festë gjithë besimtarët veshin rrobat më të mira dhe vijnë së bashku për të bërë faljen në këtë ditë të madhërueshme në Selinë e Shenjtë dhe çdo teqe. 22 marsi është shumë e pranishme në botën bektashiane. Sot rigjallërohet jeta, festa e madhe e gjithë bektashinjve në botë. Nevruzi e ka origjinën qysh herët. Në Shqipëri filloi të festohej që kur u përhap bektashizmi në shekujt XIV. Dita e Sulltan Novruzit përkon me ditën e lindjes së Imam Aliut shkruan shqip.info. Për këtë festë poeti ynë i madh bektashian. Naim Frashëri. ka thënë: “Sot është një ditë e re/ që përsëritet moti,/ lind Vera,/ lind ngrohtësia/, lind Aliu,/ lind vet Zoti”. Kjo ditë përkujton edhe ditëlindjen e Imam Aliut, që lidhet me ringjalljen e jetës dhe me shpresën për ditë më të mira. Kjo ditë ka një domethënie të veçantë për gjithë besimtarët. Është dita e Imam Aliut, dhëndrit të profetit Muhamed, ai ka qenë krahu i djathë i Profetit… Imam Aliu është një nga imamët e mëdhenj, i pajisur me një dituri të jashtëzakonshme. Profeti Muhamed thotë: “ Unë jam qyteti i diturisë dhe Aliu është porta e tij” ose “Nuk ka trim si Aliu, nuk ka shpatë tjetër si Zylfikari Aliut. Iamm Aliu la pas tre parime: Shkallën e të menduarit, unitetin njerëzor, drejtësinë. Prandaj mbeti simbol i përhershëm…

    Ritet e Sulltan Novruzit

    Në këtë ditë feste pihet një gotë qumësht, që simbolizon lindjen e një dite të re. 22 marsi konsiderohet nga besimtarët bektashian një ditë e shenjtë, në të cilën ka lindur Imam Aliu… Në këtë ceremoni fetare të rëndësishme këndohet së bashku, kënga karakteristike e kësaj feste: “Mirë se vjen, mirë se vjen/ Nevruz Sulltan!/Meraba, meraba/ Nevruzi Sulltan/ Pa shikoni gjithësinë,/ Me sa bukuri,/Sot po pret Imam Alin, /Me gaz dhe liri…” Kjo ditë sipas besimit bektashian shënon ditën e pranverës dhe ditëlindjen e Imam Aliut, e cila cilësohet në gjithë botën si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, edhe pemët, edhe lulet. Në këtë ditë lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re. I gjithë njerëzimi në këtë ditë shpreson për një të ardhme më të mirë. Me besimin tek Zoti me besimin tek vetja. Kjo është një nga festat më të mëdha të bektashinjve. Në këtë ditë pjesë e saj është shpërndarja e qumështit, i cili sibolizon qumështin e nënës, bërja e kurbanit apo pulë. Besimtarët vishen me rroba të reja dhe urojnë njeri – tjetrin shkruan shqip.info.

    Në këtë ditë bëhen dy falje: Një bëhet nga Kryegjyshi në sy të gjithëve të pranishëm në Selinë e Shenjtë dhe tjetra sekrete e secilit besimtar në vendet e shenjta, për të përkujtuar dhe nderuar imamët e shenjtë. Në krahina të ndryshme ka edhe tradita të diferencuara. Në Krujë Sulltan Nevruzi festohej tri ditë rresht: Ditën e parë festohej në familje ku të gjithë anëtarët mblidheshin për të ngrënë drekën karakteristike të kësaj dite. Dita e dytë ishte e pleqve, sepse ata mblidheshin nëpër vende të shenjta për të nderuar imamët. Ata merrnin me vete ushqime të bollshme dhe festonin së bashku. Ndërsa dita e tretë ishte ajo e grave dhe e nuseve të reja. Ato mblidheshin së bashku për të festuar dhe për t’u argëtuar. Festa niste në mëngjes dhe vazhdonte derisa ndizeshin dritat e teqesë. Pas këtij momenti ato shpërndaheshin nëpër shtëpi. Në këtë ditë këndohet mevludi (këngë karakteristike me lutje dhe lëvdata për Imam Aliun) dhe besimtarët vijnë në Kryegjyshatën Botërore të bektashinjve në Tiranë dhe në çdo teqe bektashiane në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Turqi, Amerikë etj. Në këtë ditë bëhen vizita tek njeri-tjetri, shkohet nëpër teqetë bektashiane.

    Çfarë gatuajnë besimtarët këtë ditë

    Me këtë rast bektashinjtë gatuajnë ushqimet karakteristike, që janë byreku me 12 lloj të ndryshme barishtesh (spinaq, lëpjetë, majdanoz, fletë lakre, kopër, gjethe prasi, labot, qepë, oriz, etj). Bimët e tokës simbolizojnë jetën e re që çel në pranverë dhe begatinë, brenda në byrek futet edhe një monedhë metalike. Pasi është pjekur byreku ndahet nga amvisa e shtëpisë në pjesë dhe më pas i jepet secilit prej anëtarëve të familjes nga një pjesë. Ai që gjen monedhën në pjesën e tij është me fat. Do të kalojë një vit të begatë e me mbarësi. Gatuhet përshesh me pulë ose mish qengji, qengji i pjekur, sultiash, që është ëmbëlsira karakteristike e kësaj dite, sepse përbëhet nga qumështi, që është simbol i qumështit të nënës, orizi që simbolizon drithërat, bollëkun dhe sherbeti që merret i kënduar në teqe, gjithashtu në disa raste gatuhet edhe kabuni (me oriz, lëng mishi, sheqer, rrush të thatë dhe arra). Në këtë ditë feste pihet një gotë qumësht, që simbolizon lindjen e një dite të re. Në këtë ditë pjesë e saj është shpërndarja e qumështit, i cili simbolizon qumështin e nënës, bërja e kurbanit apo pulë. Nuk ka rëndësi se çfarë kubani bëhet, sepse varet nga mundësitë që kanë njerëzit, e rëndësishme është që të bëhet kurban, byreku, ëmbëlsira ose në fshatë bëhen edhe kuleç me petë dhe fëmijët i rrokullisin në arat me grurë për të sjellë bollëk shkruan shqip.info.

    Sulltan Nevruzi bënë thirrje për t’u ngritur mbi zilinë, vesin e ligësinë, përcjell mesazhin për vlerësimin dhe mbrojtjen e vlerës sonë kombëtare, dashurinë për njeri-tjetrin, urtësinë, vëllazërimin mbarëkombëtar, tolerancën fetare dhe ndërfetare./shqip.info

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here