Më shum

    Bah: Nuk ka shtyre të dytë për “Tokio 2020″

    U bë Olimpiada e parë që shtyhet në kohë paqeje, por tanimë po rrezikon që të bëhet e para që të mos zhvillohet fare. Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Tomas Bah, ka deklaruar se e pranon që nuk është e mundur që të shtyhen sërish Lojërat Olimpike Verore të Tokios. Ai ka thënë se, nëse nuk mbahen vitin e ardhshëm, atëherë këto Lojëra duhet të anulohen. Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që ishin parashikuar të mbahen këtë vit, janë shtyrë për një vit për shkak të epidemisë së virusit “Covid-19”. Organizatorët kanë thënë se nuk kanë një plan për shtyrje të dytë. Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka pranuar se do të jetë e vështirë të organizohet ngjarja më e madhe sportive në planet nëse nuk frenohet virusi. Ndërkohë, kreu i Shoqatës Mjekësore të Japonisë ka thënë se varet nga zbulimi i një vaksine. I pyetur për këtë çështje nga rrjeti prestigjioz BBC, Bahu ka thënë: “Për këtë pyetje, ne mbështetemi në këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ne kemi marrë vendim që Lojërat Olimpike do të organizohen në një mjedis të sigurt për gjithë pjesëmarrësit. Asnjeri nuk e di se si do të duket bota pas një viti, apo pas dy muajve. Kështu që duhet të mbështetemi te ekspertët dhe të marrim vendimet e duhura.” Lojërat Olimpike Dimërore janë parashikuar të mbahen në Pekin në vitin 2022, vetëm gjashtë muaj pas atyre Verore në Tokio. Dhe Bahu e ka thënë se Abe e ka bërë të qartë se vera e ardhshme është afati i fundit për organizimin e Lojërave Olimpike Verore në Tokio. “Unë mirëkuptoj këtë, pasi nuk mund të mbash përgjithmonë në punë 3,000 deri 5,000 njerëz në Komitetin Organizativ, – ka thënë ai për BBC-në. -Nuk mund të ndryshosh çdo vit kalendarin sportiv në mbarë botën. Nuk mund të mbash sportistët në pritje. Unë e kam një mirëkuptim për këtë qëndrim të partnerëve japonezë.” I pyetur se sa i bindur është se do të organizohen Lojërat Olimpike vitin e ardhshëm, Bahu është përgjigjur: “Duhet të jemi të përgatitur për skenarë të ndryshëm. Është një angazhim për organizimin e këtyre lojërave në korrik të vitit të ardhshëm.”

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here