Categories: Lajme

Bajerni i Mynihut mposht Borusian, thellon kryesimin

Në takimin që sapo ka përfunduar dhe që ka gjasa të vendosë shumëçka sa u përket fateve të Bundesligës gjermane, teksa kanë mbetur vetëm 6 javë deri në përfundim të këtij sezoni, Bajernit të Mynihut i ka mjaftuar një gol i vetëm për të mposhtur Borusian e Dortmundit në fushën e kësaj të fundit dhe për t’u shkëputur prej saj 7 pikë në krye të renditjes. Në fakt, superpërballja e luajtur në stadiumin 81,000 vendësh të Dortmundit, pjesa e parë është karakterizuar nga dy gjysma të ndryshme nga njëra-tjetra. Në gjysmën e parë, ka qenë skuadra vendase e cila ka krijuar një vëllim më të madh loje, duke qenë edhe më e rrezikshme në portën e bavarezëve. Por herë për meritë të mbrojtjes dhe portierit të Bajernit, Nojer, e herë për pasaktësi në finalizim, Borusia nuk ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës, madje, edhe kur e ka gjetur, goli është anuluar për pozicion jashtëloje. Gjysma e dytë e 45 minutëshit të parë ka parë Bajernin të marrë në dorë frenat e lojës dhe të mbizotërojë, si në vëllimin e krijuar, ashtu edhe në rastet për shënim. Dhe ky mbizotërim, përtej përpjekjeje të Dortmundit për të goditur befasisht, është konkretizuar dy minuta para fundit të pjesës së parë, kur një goditje e zgjuar nga Xhoshua Kimih ka mposhtur portierin vendas dhe ka përshëndetur rrjetën.

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

5 days ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

5 days ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

5 days ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

5 days ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

5 days ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

5 days ago