Categories: Aktualitet

Basha i vendosur për taksën e sheshtë 9%: Është e panegociueshme

Lulzim Basha deklaroi se taksa e sheshtë 9% është diskutuar me aleatët opozitare dhe është e panegociueshme.


Është e panegociueshme. Ia kam thënë edhe aleatëve tanë që mund të negociojmë aspekte të tjera të programi ekonomik me të cilën jemi në fazë të përparuar në përfundim të këtij plani, po e pasurojmë edhe me aspektet anti COVID sepse sigurisht kjo është një situatë që kërkon masa të tjera, por 9% taksë e sheshtë është e panegociueshme.” – u shpreh Basha në Opinion, që dha detaje në vazhdim.


“Taksa e sheshtë 9%, kontributet shoqërore 18%, riprezantimi I fashës së energjisë për biznesin për biznesin prodhues, fashës mbrojtëse jo asaj që është sot dhe për shtresat në nevojë. Heqja e taksës Rama për karburantin që e bën karburantin tonë më të shtrenjtin në Europë dhe si rezultat prodhimet tona jokonkuruese që nga trangulli, speci, domatja, shalqiri dhe deri tek prodhimet industriale apo shërbimet tona janë më të shtrenjta se të Kosovës, janë më të shtrenjta se të Maqedonisë së Veriut, të mos marrim të tjerat, pikërisht prej këtyre faktorëve. Kjo është një pjesë, mund ta zhvilloj edhe më shumë se ka edhe masa të tjera por do të jem me ekipin tim që t’ua tregoj.

* Taksa e sheshtë 9%,
* Kontributet shoqërore dhe shëndetësore 18%.
* 9% mbi 300 mijë lekëshin, duke hequr 300 mijë lekëshin e parë.

Kjo është pjesa fiskale dhe nuk ka asgjë të përbashkët me rrenimin që quhet taksë progresive, me hajdutërinë që quhet taksë progresive që kishte një qëllim që të gjunjëzonte të varfrit dhe të shkatërronte shtresën e mesme dhe ata kanë marrë goditjen më të madhe.

Askush para meje nuk ka guxuar që për interesin publik të sakrifikojë interesat e partisë së vet, siç ishte djegia e mandateve apo që të hedhë një hap ekstrem, por që sot të gjithë e kuptojnë se përballë kanë një njeri, një autokrat që është e keqja e vendit Edi Rama, që është e keqja e Shqipërisë Edi Rama, që është e keqja e çdo familje. Sot kjo ka sjellë bashkimin më të madh të njerëzve, edhe të majtëve, domosdoshmëri për ta larguar. Detyra ime është që me alternativën time të siguroj këdo, jo vetëm votuesit e mi, por edhe të majtët që me Lulzim Bashën dhe me qeverinë e ardhshme do të jenë në duar të sigurta dhe që ekonomia nesër do të ndryshojë, do të mundësojë mirëqenie për të gjithë jo vetëm për një grusht njerëzish që janë bërë pashallarë të këtij vendi.
Dua t’i siguroj shqiptarët që unë kam planin, kam vizionin, kam vendosmërinë, përvojën dhe ambicien t’inxjerr nga kjo situatë ekonomike. Nuk ju premtoj as luks, as pasuri marramendëse, por ju premtoj qeverisje normale, ekonomike normale, Shqipëri normale.” – u shpreh Basha.

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ngjashmëria e gruas etruske me atë shqiptare të ditëve të sotme

Populli etrusk mund të cilësohet si një nga popujt më të lashtë dhe më enigmatik…

7 hours ago

Mbiemri {Epiteti} rrjedha burimi i saj Etimologji.

Zhvillimi i mbiemrave tek shqiptarët fillon prej shek. XII- e në vijim. Nga : Aleksander…

10 hours ago

Si u hodhën bazat e lirisë akademike në universitetet e Parisit?

Nga: Aurel Plasari Me titullin “Mëmë e shkencave” (Parens Scientiarum), njihet bulla e lëshuar në…

2 days ago

Gjuha shqipe është themeli i tezës së autoktonisë së shqiptarëve

Gjuha ka qenë e mbetet një nga treguesit më parësor në formimin dhe natyrisht edhe…

2 days ago

Gjirokastra – E vërteta e emrit të saj – Etimologji

Fillimet e këtij qyteti të lashtë historik mendohet nga historianët e shumtë të jetë pas…

2 days ago

Përse Flamuri Kombëtar grek nuk i përket asnjë simboli të lashtë historik?

Grekët ishin një fis pellazg? Në se po, atëhere le të heshtin dhe të pranojnë…

4 days ago