Më shum

    Basha në ‘Opinion’: Në zgjedhjet e ardhshme Edi Ramën nuk e shpëton nga largimi asnjë grup kriminal dhe alibi

    Lulzim Basha ka ndjekur linjën e ashpër të akuzave ndaj Edi Ramës duke theksuar  në emisionin “Opinion” se nuk ka grup kriminal dhe alibi që shpëton Edi Ramën dhe bandën e tij nga largimi. Me leximin e deklaratave të Bashës sonte, qëndrimi opozitar është për t’u futur në zgjedhjet e ardhshme.

    Basha pyetet nga moderatori Fevziu nëse do të futet në zgjedhje edhe nëse nuk realizohet një qeveri tranzitore.

    “Ne nuk kemi në dorë asgjë më shumë se sa të shfaqim vullnetin tonë politik për t’i dhënë shqiptarëve dhe Shqipërisë zgjedhje të lira e të ndershme. Përballë kemi një njeri dhe një grup njerëzish të cilët e kanë jetike të mbrojnë krimet, korrupsionin, dështimet e tyre gjatë këtyre viteve. Pjesë e kësaj është sabotimi i reformës zgjedhore, të cilën u përpoqën ta sabotonin me akte të ndryshme, i fundit ishte ai te Teatri, është sabotimi dhe kapja e reformës në drejtësi. Këto janë akte të përkohshme, sepse shumë shpejt dita do të vijë kur kjo qeveri që tashmë i ka ditët e numëruara, do të përballet me vullnetin popullor dhe nuk do të ketë asnjë forcë, asnjë kriminel, asnjë grup kriminal të përsërisë atë që ndodhi në vitin 2017-të.” – u shpreh kryedemokrati, i cili vazhdoi ti përgjigjej pyetjeve të Blendi Fevziut se cilat pika janë të panegociueshme për reformën zgjedhore, e cila do të mbyllet brenda 48 orëve.

    “Shiko, asnjë pikë nuk ka kuptim në qoftë se nuk ka vullnet për ta zbatuar atë. Kështu që fillim e mbarim pika më e rëndësishme është: do të ketë apo nuk do të ketë qeveri pa Edi Ramën kryeministër. Në qoftë se nuk ka qeveri pa Edi Ramën kryeministër të tjerat janë pesë me hiç, por ne jemi aty për të bërë detyrën tonë që, të paktën, kuadri ligjor nesër, nën qeverisjen tonë, nën drejtimin tim, mos të kenë gojë dhe të thonë shikoni…” – u shpreh Basha, i cili kulmoi me një deklaratë se Rama do shohë fundin e qeverisjes së tij në zgjedhjet e ardhshme.

    “Pa diskutim, nuk ka grup kriminal, nuk ka alibi, nuk ka shkatërrim të procesit të reformës zgjedhore që shpëton Edi Ramën dhe bandën e tij nga largimi.” – deklaroi Lulzim Basha në ‘Opinion’.

    Pas insistimit të moderatorit Fevziu, Basha la të kuptojë se do futet në zgjedhje në të gjitha rrethanat.

    “Kjo do të thotë që çdokush do të gjejë veten tek program ynë, tek alternativa jonë, tek programi jonë për ta shpëuar vendin nga kjo e keqe. Çdo ditë më shumë me Edi Ramën është një ditë me e keqe, një familje më shumë zhytet në varfëri, një biznes mbyllet, një kompani nxjerr më shumë të papunë, një student largohet në emigracion. Kësaj duhet ti japim fund një orë e më parë. Ne kemi planin, unë kam vizionin, kam planin, kam vendosmërinë, kam ambicien, kam përvojën për ta drejtuar këtë betejë dhe ajo që shoh në këto takime është që të gjithë po thonë: “Rama duhet të largohet një orë e më parë. Ti je shpresa jonë, na mblidh, na bashko të shkojmë drejt ndryshimit që mezi po e pret çdo shqiptar”. Dhe kjo, po ta them me sinqeritetin më të madh, pa fije propagandë, përfshin shumë njerëz të cilët e cilësojnë veten e tyre si të majtë apo si socialist.” – u shpreh Lulzim Basha. ©Lapsi.al 

    Latest news

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here