More

    Basha për raportin e Freedom House: Bie maska e skaduar e demokracisë fasadë

    Pas Ilir Metës, për raportin e Freedom House, sipas të cilit Shqipëria ka pësuar rënie në qeverisjen demokratike dhe në procesin zgjedhor, ka reaguar edhe Lulzim Basha.


    Meta reagon për raportin e ‘Freedom House’: Thellësisht i shqetësuar 

    Basha shkruan në “Facebook” se raporti i Freedom House tregon se “vendi ynë ka berë hapa prapa ne nivelin e demokracisë në vend: rënie në fushën e qeverisjes demokratike dhe procesit zgjedhor, vlerësim negativ për pavarësinë e gjyqësorit dhe për lirinë e mediave. Gjithashtu, ishte zhbërja e institucionit të parlamentit nga qeveria dhe maxhoranca që e detyruan opozitën të largohet nga institucioni”. 

    Freedom House: Shqipëria ka përkeqësim, bie indeksi i demokracisë 

    Mesazhi i Bashës:

    Bashkë me maskat e skaduara të qeverisë, ka rënë edhe maska e skaduar e demokracisë fasadë në Shqipëri. Freedom House arrin në këtë konkluzion në raportin e saj të fundit që tregon se vendi ynë ka berë hapa prapa ne nivelin e demokracisë në vend: rënie në fushën e qeverisjes demokratike dhe procesit zgjedhor, vlerësim negativ për pavarësinë e gjyqësorit dhe për lirinë e mediave. Gjithashtu, ishte zhbërja e institucionit të parlamentit nga qeveria dhe maxhoranca që e detyruan opozitën të largohet nga institucioni.

    Të gjithë e shikojmë sot në kohën e pandemisë dhe krizës ekonomike sa të vërteta janë këto raporte ndërkombëtare për dështimet e qeverisë. Sepse institucionet e shtetit shqiptar nuk punojnë më për njerëzit, ato punojnë për një grup në pushtet që vjedh pasuritë publike, që gënjen dhe mashtron, dhe që i braktisi njerëzit gjatë pandemisë kur ata kishin më shumë nevojë se kurre për shtetin.

    Ne duhet t’ua kthejmë institucionet njerëzve, t’ua kthejmë qeverisjen e përgjegjshme njerëzve dhe të rivendosim standartet demokratike në vend. Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm! #ditemetemira

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here