More

    Basha: Rama përdor dhunë fashiste kundër qytetarëve edhe sot në Ditën e Europës

    Ajo çka ndodhi sot në sheshin “Skënderbej”, për Partinë Demokratike është pasqyrë e regjimit të ndërtuar nga kryeministri Edi Rama. Kryetari i PD, Lulzim Basha në një reagim në Twitter, thotë se ky regjim po përdor edhe pandeminë për grabitjen e Teatrit Kombëtar dhe projektin e pastrimit të parave të krimit.


    “Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias dhe dhuna fashiste ndaj protestuesve paqësorë është akt lufte i Ramës ndaj artit dhe qytetarëve shqiptarë. Pasi i vjedh përditë dhe i gënjen me premtime boshe, Rama përdor dhunë fashiste kundër qytetarëve edhe sot në #EuropeDay. Kjo dhunë barbare është përgjegjësi direkte e Ramës. Babëzia për të zhvatur TK është vepra e tij”, shkruan Basha.


    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here