Më shum

    Bashkia do të shesë FK Tiranën

    Skuadra e Tiranës, ekipi më i titulluar në vend, tashmë ka edhe një vlerësim financiar zyrtar. Aksionet 100% të klubit bardhelu variojnë në diapazonin nga 246 deri në 300 milionë lekë.

    Në muajin shkurt, kompania vlerësuese Deloite Albania shpk. ka bërë një raport vlerësues me qëllim vlerësimin e drejtë për vlerën e kapitalit aksionar të Klubit të Futbollit Tirana në masën 100% të aksioneve dhe në bazë të këtij raporti, skuadra e Tiranës ka një vlerë që shkon në diapazonin nga 246 në 300 milionë lekë. Nga 100% i kapitalit të klubit të futbollit Tirana, 66% të aksioneve janë të shoqërisë Halili shpk. dhe pjesa e mbetur prej 34% të aksioneve janë edhe për pak kohë në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Pikërisht kjo e fundit, nëpërmjet kryetarit Erjon Veliaj, ka dhënë pëlqimin dhe miratimin e projektvendimit në lidhje me shitjen e këtyre akioneve.

    Sipas raporteve financiare dhe analizave të kryera, një aksion i skuadrës së Tiranës ka vlerën e 1000 lekëve. Shoqëria Halili shpk. është pronare e 66% të aksioneve, e konvertuar kjo në rreth 202 mijë njësi me këtë vlerë, ndërkohë që Bashkia e Tiranës me 34% aksionet e saj do të nxjerrë në shitje 104 mijë aksione. Të vendosura këto nga Këshilli Bashkiak në vitin 2014.

    Por, i gjithë ky vlerësim lidhet me emrin dhe trofetë e skuadrës bardheblu, ndryshe mund të konsiderohet si një vlerësim i stemës së këtij klubi, duke qenë se të gjitha asetet, nga stadiumi “Selman Stërmasi” dhe deri tek kompleksi stërvitor “Skënder Halili” apo fushat e Kombinatit, janë dhënë pëdorim nga Bashkia e Tiranës për një kontratë 18-vjeçare dhe nuk janë të përfshira në vlerësimin financiar.

    Qëllimi i emetimit të aksioneve të Bashkisë së Tiranës në treg është garantimi i ecurisë së klubit duke kërkuar investitorë potencialë financiarë që të garantojnë forcimin e pozitës ekonomike dhe si rrjedhojë edhe sportive të ekipit.

    Ndërkohë mbetet e paqartë situata e aseteve sportive të klubit bardheblu, si stadiumi apo fushat stërvitore që për momentin Bashkia e Tiranës ja ka lënë në admnistrim me një kontratë për një periudhë 18 vjecare.

    Latest news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here