Më shum

    BE paralajmëron për një Brexit pa marrëveshje

    Komisari evropian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Pierre Moscovici në lidhje me procesin e largimit të Britanisë së Madhe nga Unioni tha se “Ndodhemi përballë një situate ku është rritur rreziku i ndarjes pa një marrëveshje më 12 prill”.

    Moscovici në Bruksel në një konferencë për media për përgatitjen e doganave për Brexit-in, tha se “Ne kemi bërë shumë përpjekje për të siguruar ndarje të rregullt. Por, kemi përfunduar përgatitjet tona për çdo mundësi. Ndodhemi përballë një siutate ku është rritur rreziku i ndarjes pa një marrëveshje më 12 prill”.

    Ai shprehu keqardhje për vendimin e Britanisë për ndarje nga Bashkimi Evropian.

    Pasi ka tërhequr vëmendjen se doganat do të ndikohen masivisht pas ndarjes së Britanisë pa marrëveshje, Moscovici tha “Nëse bëhet ndarja pa marrëveshje Britania nga pikëpamja e BE-së në një ditë do të ndodhet në situatën e vendit të tretë. Ky është një ndryshim i rëndësishëm. Kjo situatë do të ketë ndikime të konsiderueshme në doganat dhe tatimet mes BE-së dhe Britanisë”.

    “Të gjitha produktet që do të vijnë nga Britania në vendet e BE-së do të jenë subjekt i rregullave doganore të Unionit dhe menjëherë do të fillojnë kontrollet dhe inspektimet doganore në tregtinë reciproke”, tha Moscovici duke shtuar se kompanitë evropiane me qëllim që të bëjnë tregti të pandërprerë me Britaninë duhet të plotësojnë dokumentet e tyre të eksportit dhe importit dhe se do të zbatohen taksat e ndryshme për të gjitha produktet që do të importohen nga Britania.

    Duke kujtuar se edhe bagazhet që qytetarët transportojnë gjatë udhëtimee të tyre do t’i nënshtrohen kontrollit doganor, Moscovici paralajmëroi udhëtarët se duhet të veprojnë në përputhje me rregulloren e BE-së.

    Përderisa Britania kërkon shtyrjen edhe për një kohë të ndarjes së saj nga Unioni, liderët e vendeve anëtare të BE-së do të mblidhen më 10 prill në Bruksel për zhvillimin e një samiti Brexit.

    Latest news

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Përmirësoni Tretjen me Vaj Ulliri – 4 Kura Natyrale që Mund t’i Përgatisni në Shtëpi

    I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë. Foto: Flickr Problemet me stomakun , fryrja apo dhimbja...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here