Categories: Aktualitet

Berisha bën thirrje për mosbindje: Dilni jashtë dhe shkoni në plazh

Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje të fortë kundër masave të marra nga qeveria në kuadër të pandemisë. Në një postim të gjatë Ish-kryeministri thotë se qytetarët nuk duhet tu binden me urdhrave te Rames. 


“Të dashur qytetare, duke parë keqtrajtimin, terrorizimin, por edhe poshtërimin që skizofreni sadist, monstra e Surrelit po ju bën, ju bëj thirrje sot o kurrë: Guxoni! Guxoni! Guxoni! Dilni, dilni, dilni! Dilni mos rrini të ndryrë! Respektoni distancën sociale dhe përdorni maska! Hapni çdo aktivitet, lokal, biznes në përputhje me rregullat e distanicimit dhe maskat.


Shkoni drejt detit, ujit, diellit dhe rërës, te cilat si antidod natyral i Covid 19 vetëm u mbrojnë nga virusi. Miq, monstra përdor Covid-19, për t’ju terrorizuar ju për kënaqësitë e tij bestiale të skizofrenit sadist. Edhe njëherë thirrja ime më miqësore: mos dëgjoni skizofrenin sadist, i cili me vuajtjet dhe mundimet që ju krijon, fërkon duart nga gëzimi.

Kjo monstër që për vete mrizon nën hijet e pishave dhe pemëve në Surrel, mbyll me një frazë në Facebook pasi heq tre viza drogë, ju ndrynë ju brenda, mbyll për ju parqet e qyteteve, plazhet e detrave dhe liqeneve të vendit, rrugët dhe sheshet e qyteteve.

Mos kini frikë nga skizofreni sadist sepse ai ka frikë dhe tmerr nga ju për torturat psikologjike që ju shkakton! Mos harroni se skizofreni sadist për t’ju terrorizuar ju tha se mund të kemi 18 mijë viktima. Kurse sot pas 6 muaj të pandemisë së Covid-19 janë 145 vende në bote me vdekshmëri më të ulët se sa Shqipëria!

Për Shqipërinë dhe të gjitha këto vende vdekshmëria nga Covid-19 është thjesht ajo e gripit të zakonshëm. Por këtë monstra nuk ua thotë sepse kërkon t’ju mbajë në terror, të ndryrë në shtëpitë tuaja. Ai tentoi t’ju shtetëzojë edhe Bajramin dhe të mos ju lejoj ju që të falni Atë.

Ai mban te mbyllur kufirin me Kosovën duke dënuar turizmin shqiptar me qindra milionë euro humbje. Ai do që të falimentojnë bizneset tuaja e të vendosë mbi ju pushtetin e tij të drogës dhe krimit. Prandaj thirrja ime është: Guxoni, guxoni, guxoni! Dilni, dilini, dilni!” –shkruan Berisha. ©LAPSI.al

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

4 days ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

4 days ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

4 days ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

4 days ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

4 days ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

4 days ago