Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel.

Prej ku lidhen retë me shi
E pér ka i thon kombit Shqipni,
As n’at shekull, as n’shekull të ri
Lind nuk ka ma shoqi i tij.
Jo me u mburr po me than hakun
Si damart ka e lidhin gjakun,

I ka lidh Shqiptart nji degë
Pa dallim, si Toskë si Gegë.
Nëper gjurmët shekullore
Ndër lugina n’tokë Arbnore,
Ndoshta në botë numrohen n’gishta
Si poeti At. Gjergj Fishta.
Sa i madh ke hapi i viganit
Sa shum vepra i la vatanit,
Gjith ka jan krojet me gurra
E per sa te jenë malet me kulla,
Sa t’kendoj zogu n’degë të lisit
E t’bjen njomza në mes t’filizit,

Nuk ka shoq dhe mas dit’s t’sodit
Gjergji i dyte pas Kastriotit.
Në Dukagjin me Ore e Zana
Gegë e Toskë ka i ka lind nana,
Kan me rujt emrin e Fishtes
Si Poet, si kler i Kishës,
Do ta mbajmë sa të jemi gjallë
Në themel t’Kombit Shqiptarë!

| Besnik Palnikaj |

Dihet se Gjergj Fishta një personalitet i famshëm katolik shqiptar, i cili ka merita të padiskutueshme në krijimin e germave të gjuhës shqipe njëlloj si ato latine në Kongresin e Manastirit, në të cilin ishte dhe drejtuesi kryesor i Kongresit, ka edhe merita të tjera të padiskutueshme në veprat e tij nacionaliste si “Lahuta e Malcisë”, kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904, shkruan metro.

Gjergj Fisha është shqiptari i parë kandidat për çmimin Nobel për letërsi, i mohuar e përçudnuar zyrtarisht për 45 vjet nga regjimi komunist, emri iu harrua, ndërsa vargjet e tij qarkullonin në popull, fshehurazi, gojë-më-gojë.



Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *