Categories: Aktualitet

Betohen tek Meta tre anëtarët e rinj të SPAK

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit të tre anëtarëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Sotir Kllapi, z. Vladimir Mara dhe z. Dritan Prençi.


Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, prokurorët u betuan para Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta:


“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”

Presidenti Meta u uroi suksese dhe punë të mbarë prokurorëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke ju kërkuar të nisin menjëherë nga puna dhe të zhvillojnë hetime në mënyrë efikase, profesionale dhe të pavarur, ashtu siç duhet të funksionojnë të gjitha institucionet qeverisëse të sistemit të drejtësisë.

Me këtë rast, Presidenti i Republikës apelon për të gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë që të përmbushin detyrën e tyre në mënyrë efikase, profesionale dhe të pandikuar nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e huaj, si dhe t’i qëndrojnë përherë besnik vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në respekt të saj.

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

4 days ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

5 days ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

5 days ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

5 days ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

5 days ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

5 days ago