More

    Bezos tani është dyfish më i pasur se Zuckerberg

    Pasuria e bosit të Amazon Jeff Bezos është rritur ndjeshëm që prej fillimit të vitit dhe tani ai është dy herë më i pasur sesa CEO i Facebook Mark Zuckerberg.

    Në këto moment pasuria e Bezos përllogaritet në 140 miliardë dollarë ndërsa e Zuckerberg në 70 miliardë dollarë sipas indeksi të miliarderëve të Bloomberg.

    Bezos është ndër të paktët miliarderë që pati rritje të pasurisë gjatë pandemisë së koronavirusit. Konkretisht pasuria e tij është rritur me 25 miliardë dollarë që prej fillimit të vitit.

    Aktualisht gjendet 35 miliardë dollarë përpara Bill Gates. E ndryshme ka qenë situata për Zuckerberg i cili ka humbur 8.4 miliardë dollarë që prej fillimit të 2020 dhe renditet i pesti.

    Shtimi i pasurisë së Bezos vjen për shkak të rritjes së kërkesës pranë Amazon gjatë izolimit të koronavirusit. Raportet sugjerojnë se kërkesa është e barabartë me kërkesën gjatë një periudhe fundviti. /PCWorld Albanian

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here