Regjistrimet e makinave elektrike ranë me 18% këtë vit por i atyre me motorë me djegie të brendshme akoma edhe më tepër ndërsa industria po e përjeton krizën e koronavirusit.
Rënia e shitjeve të makinave me motorë me djegie të brendshme ishte 23% në fillim të 2020. Mbyllja e showroom-eve, izolimi gjatë pandemisë kanë dëmtuar shitjet dhe fuqinë blerëse të konsumatorit.
Deri më 2040 parashikohet që makinat elektrike të përbëjnë 31% të makinave në qarkullim. Këtë vit pritet të shiten 1.7 milionë të tilla.
Elektrifikimi i transportit nxitur nga ligjet kundër ndotjes do të eliminojnë 17.6 milionë fuçi naftë konsum në ditë deri në 2040-ën nga 1 milionë fuçi naftë që është reduktuar aktualisht.
Gjithashtu bota do të shohë instalimin e 290 milionë pikave të karikimit të makinave elektrike deri më 2040 ku 12 milionë kanë qenë në hapësira publike ndërsa pjesa tjetër nëpër shtëpi, vende pune apo hapësira private. /PCWorld Albanian