Më shum

    Bojë e flakadanë, nis ashpër protesta e opozitës para Kryeministrise

    Ka vazhduar me tone te nxehta protesta e sotme e opozites.

    Te shumte ne numer, te pajisur kunder gazit lotsjelles protestuesit kane zhvilluar incidentet e para.

    Burime prane vendngjarjes bejne me dije se protestuesit kane qelluar ne drejtim te Kryeministrise me boje e flakadane, duke lene ne mure shenja.

    Kanë mbetur edhe pak minuta dhe Bulevardi Dëshmorët e Kombit pritet të mbushet me protestues.

    Gazetarët në terren kanë sjell foto dhe detaje të masave të sigurisë që janë marrë sidomos përpara selisë së Qeverisë.

    Në terren do të jenë mbi 1 mijë forca policie. Siç shihet në foto, efektivët po marrin porositë e fundit…

    Sakaq shihen edhe makinat e blinduara të policisë dhe mjetet ujëhedhëse afër Kryeministrisë.

    Në foto shihet se është rrethuar jo vetëm selia e qeverisë, por gardhi me hekura shkon deri tek piramida.

    Lëvizja për automjetet është e bllokuar, ndërsa të paktë janë qytetarët që shëtisin teksa pritet të nisë protesta e lajmëruar për në orën 18:30. Lexo edhe: Opozita protestë deri në mesnatë

    Gazetarët thonë se sot pritet të ketë fjalime në protestë, ndaj aty është instaluar podiumi.

    Simpatizantë të PD-së nga njësia 7 po marshojnë në këmbë drejt sheshit “Skenderbej” për t’iu bashkuar më pas protestës para kryeministrisë. Në këmbë po vijnë gjithashtu edhe banorët e Unazës së Re.

    Me thirrjet “E duam Shqipërinë pa Edi Ramen” dhe “Rama ik” po i afrohen bulevardit për tu bashkuar me protesten kombëtare të opozitës.

    Ndërkaq shumë militantë dhe drejtues të PD-së janë pajisur me maska kundra gaz.

    Një ditë para protestës, Ambasada Amerikane në Tiranë bëri thirrje që çdokush që merr pjesë të distancohet nga dhuna dhe çdo thirrje për dhunë.

    Në terrën ka efektivë, agjentë civilë, dron, automjete të hedhjes së ujit si dhe garda e republikës do të jenë të angazhuara si plan i masave për të monitoruar dhe ndërhyrë në çdo moment nëse protesta e opozitës do të bëhet e dhunshme./shqip.info

    Protesta Live

    Latest news

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here