More

    Burri i cili fitoi duke blerë picat që i bënte vetë

    - reklamë -

    Një pronar i një restoranti picash në Amerikë ka zbuluar që aplikacioni DoorDash ka shitur produktet e tij më lirë se sa ai vetë, ndërkohë që i paguante atij çmimin e plotë të këtyre produkteve.

    Një picë e cila në restorantin e tij kishte çmimin 24 dollarë, po reklamohej me çmim 16 dollarë në DoorDash. Kur pronari i restorantit bëri porosinë nëpërmjet aplikacionit, atij ju desh të paguante 16 dollarë, ndërsa aplikacioni e pagoi atë 24 dollarë për porosinë e bërë në restorant.

    Ndërkohë, ai deklaron se nuk kishte kërkuar të bëhej pjesë e aplikacionit.

    Më vonë, pronari i restorantit mori vesh që ishte pjesë e një prove për të matur kërkesën konsumatore.

    Situata kishte ndodhur për herë të parë në Mars të 2019-ës, kur pronari i restorantit filloi të kishte ankesa për porositë.

    Më pas ai kuptoi që ishte bërë pjesë e aplikacionit, dhe vuri re që picat e tij po shiteshin me çmime më të lira.

    Kështu që, ai porositi 10 pica, pagoi 160 dollarë për ta, dhe më pas i shpërndau në shtëpinë e një shokut të tij. Restoranti u pagua me çmimin 240 dollarë për porosinë e bërë nga ana e DoorDash.

    DoorDash mbështetet nga gjiganti i investimeve Softbank, i cili raportoi këtë javë një humbje rekord prej rreth 13 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

    - reklamë -

    Lajmet e fundit

    - reklamë -

    Lajme të ngjashme

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here