More

    HPV është shkurtimi i Human Papilloma Virus dhe njihet si infeksioni seksualisht i transmetueshëm më i përhapur në botë. Ky emërtim përfshin një grup prej 150 lloje virusesh dhe secili prej tyre dallohet nga një numër në varësi të radhës, në të cilën janë zbuluar.

    Infeksionet gjenitale me HPV janë përgjithësisht të transmetueshme nëpërmjet kontaktit seksual, por jo ekskluzivisht me penetrim. Ato mund transmetohen edhe përmes një kontakti të ngushtë në lëkurë (skin to skin). Burim infeksioni mund bëhet edhe një person i infektuar, që nuk shfaq simptoma, sepse ato mund të shfaqen edhe shumë vite pas infektimit. Në Shtete e Bashkuara të Amerikës llogaritet që 1 në 4 persona është i infektuar dhe rreth 14 milion njerëz (përfshirë këtu edhe adoleshentë) infektohen çdo vit me këto lloj virusesh shkruan shqip.info.

    Shumica e viruseve HPV janë shkaktarë të papillomave (që njihen si lytha) dhe japin infeksione kalimtare. Vetëm në rastet e infeksioneve të qëndrueshme, të cilat trupi nuk i lufton, mund të kemi një përkeqësim të situatës duke zhvilluar dëmtime prekancerogjene dhe kancer. Ndër faktorët e rrezikut që lidhen me infeksione të qëndrueshme të HPV, përfshihet zhvillimi i një jete seksuale aktive me më shumë se 8 partnerë shkruan shqip.info.

    Llojet e viruseve HPV që shkaktojnë lytha janë të ndryshme nga ato që shkaktojnë kancer. Kanceret që vinë si rezultat i infektimit nga viruset HPV, përfshijnë ato të qafës së mitrës, të vulvës, të vaginës, të penisit dhe të anusit. Në raste më të rralla këto viruse mund të shkaktojnë kancer orofaringeal, që zhvillohet në pjesën e poshtme të fytit.

    Tashmë është i njohur roli i infeksioneve të HPV në shfaqjen e kancerit të qafës së mitrës dhe ndikimi si faktor rreziku për kancerët anogjenitale, të kokës dhe të qafës. Llojet HPV16 dhe HPV18 janë përgjegjës për 70% të rasteve të kancerit të qafës së mitrës në botë. Kanceri i qafës së mitrës llogaritet si kanceri i tretë (në Europë i dytë) më i shpeshtë në botë me rreth 570 000 raste të reja në vit dhe me një mortalitet prej 312 000 rastesh vetëm në vitin 2018 shkruan shqip.info.

    Kanceri zakonisht nuk shfaq simptoma deri në momentin që sëmundja ka përparuar dhe bëhet e vështirë për t’u trajtuar, prandaj janë të rëndësishme kontrollet dhe depistimet periodike.

    Kanceri i qafës së mitrës mund të zbulohet me anë të një testi rutinë që njihet si PAP TEST. Ky test zbulon qeliza jonormale në qafën e mitrës, të cilat mund të hiqen përpara se kanceri të zhvillohet shkruan shqip.info.

    Si mund të parandalohet përhapja e këtyre viruseve?

    Vaksina e HPV është shumë e rëndësishme dhe mbron nga infeksionet e HPV. Shumica e infeksioneve shërohen vetvetiu brenda dy viteve, por ndonjëherë zgjasin më shumë dhe bëhen shkak për shfaqjen e kancerit shkruan shqip.info.

    Vaksina e parë Gardasil është autorizuar në Europë në vitin 2006.

    Një vit më vonë ajo u pasua nga Cervarix, e aprovuar si për meshkuj ashtu dhe për femra për parandalimin e zhvillimeve prekancerogjene dhe kancerin e qafës së mitrës, të anusit, dhe për lythat gjenitale.

    Tashmë këto vaksina janë pjesë e shumë sistemeve kombëtare të vaksinimit.

    Kush duhet të vaksinohet?

    Këshillohet të vaksinohen të gjithë meshkujt dhe femrat e moshës 11-12 vjeç.

    Gjithashtu mund të vaksinohen dhe persona që nuk janë vaksinuar më parë, të moshës 21 vjeç për meshkuj dhe 26 vjeç për femra. Vaksimimi rekomandohet edhe për personat që janë me HIV.

    Kujdes! Depistimi me anë të PAP testit është shumë i rëndësishëm edhe për femrat e vaksinuara, sepse vaksinimi nuk mbulon të gjithë llojet e HPV që mund të shkaktojnë kancer shkruan shqip.info.

    Si mund të trajtohemi, në qoftë se kemi HPV?

    Nuk ka trajtime specifike, të cilat mund të luftojnë virusin në vetvete, por mund të trajtohen problemet që shkaktohen nga ky virus. Lythat gjenitale mund të trajtohen me anë të mjekimeve përkatëse. Prekanceri i qafës së mitrës mund të trajtohet, nëse femrat kryejnë depistime të rregullta dhe i zbulojnë problemet përpara se kanceri të shfaqet. Gjithashtu dhe llojet e tjera të kancereve mund të trajtohen, nëse kapen në gjendje të hershme./shqip.info

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu