More

    Fjala karma rrjedh nga sanskritishtja që do të thotë aksion, veprim. Ajo është ekuivalente me ligjin e Njutonit i cili thotë: “ çdo aksion duhet të ketë reaksion”. Kur mendojmë, flasim apo veprojmë, ne e iniciojmë forcën e cila do të ketë reaksionin e duhur. Kjo forcë kthyese mund të modifikohet, ndryshohet apo ndalohet, por shumica e njerëzve nuk janë ne gjendje ta neutralizojnë.

    “Karma”, fjala do të thotë “veprim”, “vepër”; “punë”. Karma është një parimi, ku qëllimi dhe veprimet e një individi ndikojnë në të ardhmen e atij individi. Por ka diçka më të thellë në të, çfarë është Karma, si funksionon, pse funksionon, kush e shpiku atë, pse…

    Disa madje besojnë se, sipas ligjit të Karmës, nëse dikush bën vepra të mira në jetën e tij ai do të rilindë si diçka e tmerrshme ndërsa nëse bën gjëra të këqija ai do të rilindet në diçka si një mizë e mërzitshme.

    Në disa kultura Karma konsiderohet e transferueshme. Le të përpiqemi ta shohim këtë përmes prizmit shkencor. Ne të gjithë i dimë ligjet e Njutonit.

    Ligji i tij i tretë thotë: “Për çdo veprim, ka një reagim të barabartë dhe të kundërt”. Por çfarë është veprimi, në të vërtetë?

    Fakti ose procesi i të bërit diçka, zakonisht për të arritur një qëllim, është ai që ne e quajmë një “Veprim”. Çfarë është reagimi?

    Një veprim i kryer ose një ndjenjë e përjetuar në përgjigje të një situate ose ngjarjeje është ajo që ne e quajmë një “Reagim”. Cili është ndryshimi midis të dyve?

    Diferenca midis veprimit dhe reagimit

    Siç mund ta shihni për të ndërmarrë një veprim është e nevojshme të keni një qëllim të paracaktuar, të njihni qëllimet tuaja për të bërë atë që po bëni.

    Për një reagim është e nevojshme të kemi një situatë ose një ngjarje, diçka për të cilën do të kemi një përgjigje.

    Me fjalë të tjera, të jesh aktiv do të thotë të marrësh timonin në duart e tua dhe të bëhesh i vetëdijshëm dhe i përgjegjshëm se ku synon të shkosh; të jesh reaktiv do të thotë të ndikohesh nga gjërat që nuk i kontrollon duke marrë një veprim të pavetëdijshëm si përgjigje.

    A është gjithçka tashmë e paracaktuar?

    Nëse mendojmë pak me logjikë, kudo dhe gjithmonë gjithçka lëviz vazhdimisht, gjithçka po merr një lloj veprimi/reagimi të pafund; asgjë nuk është me të vërtetë statike, gjithçka është vibruese.

    Duke e ditur këtë, ne ndoshta do ta pyesim veten a është gjithçka tashmë e paracaktuar , si një efekt domino?

    Jo dhe Po! Është kështu, nëse bëheni të vetëdijshëm për tani, jeni të lirë të ndryshoni drejt çdo të ardhme të mundshme, por nëse qëndroni në “autopilot” dominot do të vazhdojnë të bien për ju ashtu siç janë vendosur.

    Sidoqoftë, për të arritur me sukses të ardhmen që dëshironi, duhet të rirregulloni “dominot” tuaj, por gjithmonë t’i ktheheni rrjedhës. Le të bien dominotat. Krijo rrugën e tyre, por le të bien vetë.

    Ligji Karmës

    Ky ligj i shkakut dhe pasojës nuk është ndonjë dënim, por ekziston për shkak të mësimit dhe rritjes. Njeriu nuk mund të ikë nga pasojat e veprimeve të tija, por do t’ju nënshtrohet tek atëherë kur të piqen kushte plotësisht për vuajtjen e tij. Injorimi i këtij ligji nuk sjell kurrfarë lëvërdie. Për të mos pasur frikë dhe për të filluar të kuptoni botën e karmës dhe reinkarnimit, nevojitet të mësohen rregullat e caktuara të karmës.

    LIGJI MADH – “Atë që ke mbjellë, atë do të korrësh”. Kjo është gjithashtu i njohur si ligj i “Shkakut dhe pasojës”. Kjo do të thotë se çfarëdo që dërgojmë në Univers, ajo do të na kthehet. Kështu që nëse dëshirojmë lumturi, qetësi, dashuri e miqësi. Atëherë DUHET të jemi të lumtur, paqësor, në dashuri, dhe miqtë të mirë.

    LIGJI I KRIJIMIT – Jeta nuk ngjan vetvetiu, ajo kërkon pjesëmarrjen tonë. Ne jemi një me Universin, përbrenda edhe jashtë. Çfarëdo që na rrethon, na flet edhe për gjendjen tonë të brendshme. JINI vetja, rrethonu me ato që dëshironi të jenë prezente në jetën tuaj.
    LIGJI I MODESTISË – Ajo që refuzoni ta pranoni – do të ngulmojë. Nëse ajo që shihni është armike, apo diçka me veti që i konsideroni si negative, atëherë ju nuk jeni të fokusuar në nivele më të larta të ekzistencës

    LIGJI I RRITJES – Kudo që shkon, aty je ti. Për t’u rritur shpirtërisht, ne jemi ata që duhet të ndryshojmë, e jo njerëzit, mjedisi dhe rrethanat rreth nesh, Krejt çfarë kemi në jetën tone jemi ne vet, dhe vetë mbi vete duhet të vendosim kontrollin. Kur e ndryshojmë veten përbrenda, atëherë zemra dhe e gjithë jeta jonë e përcjellë atë ndryshim.
    LIGJI I PËRGJEGJËSISË – Sa herë që paraqitet diçka e keqe në jetën time, atëherë edhe brenda meje paraqitet diçka e keqe. Ne jemi reflektim i asaj që është rreth nesh, dhe ajo që është rreth nesh është reflektimi ynë. Kjo është e vërtetë e përgjithshme. Duhet të jemi përgjegjës për jetën tonë.
    LIGJI I LIDHSHMËRISË – Madje edhe kur na duket se ajo që bëjmë është e pavlerë, është e rëndësishme ta bëjmë më së miri sepse çdo gjë në Univers është e lidhur. Çdo hap çon tek tjetri. Duhet të fillohet me diçka që në fund të mbaroj e gjithë puna. Edhe hapi i parë edhe ai i fundit e kanë të njëjtën vlerë, sepse të dytë janë të nevojshëm për të përfunduar e nisura. E kaluara – e tashmja- e ardhmja, të gjitha janë të lidhura.
    LIGJI I PËRQENDRIMIT – Nuk mund të mendoni për dy gjëra në të njëjtën kohë. Kur është fokusi ynë në gjëra shpirtërore, atëherë nuk do të kemi nxitje të ulëta, siç është lakmia dhe zemërimi.

    LIGJI KËTU DHE TANI – Nëse së tepërmi shikojmë në të kaluarën, e humbim shansin të jemi këtu dhe tani. Mendimet e vjetra, modelet e vjetra të sjelljes, ëndrrat e vjetra. Na ndalojne të kemi risi.
    LIGJI I NDRYSHIMEVE – Historia përsëritet krejt derisa nuk mësojmë për nevojat të cilat janë të domosdoshme për ta ndryshuar këtë rrugë.

    LIGJI I DURIMIT DHE SHPËRBLIMIT – Çdo shpërblim kërkon përpjekje fillestare. Shpërblimet që kanë veprim të përhershëm kërkojnë durim dhe përpjekje konstante. Lumturia e vërtetë lind kur bëjmë atë që duam të bëjmë, dhe lejojmë që shpërblimi të vijë vetvetiu në momentin e caktuar.

    Lajmet e fundit
    Lajme të ngjashme

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu