Më shum

    Çfarë ndikimi pritet të sjellë paniku i krijuar nga Coronavirusi në ekonominë shqiptare

    Coronavirusi, tashmë përveçse një rrezik i shtuar për gjendjen shëndetësore të qytetarëve po kthehet edhe në një rrezik të konsiderueshëm për ekonominë kombëtare.

    Siç edhe dihet, Kina, është një nga vendet ose vendi kryesor që furnizon shumë shtete me lëndë të parë prodhimi dhe me lëndë të ndërmjetme. Dhe pikërisht për këtë arsye edhe në rang ndërkombëtar, Coronavirusi, mund të konsiderohet si rreziku më i madh tregtar pas luftës tregtare mes SHBA dhe Kinës.

    Kjo vjen si pasojë e faktit që ky virus është përhapur në fillim dhe në mënyrë më masive në shtetin kinez.

    Por duke iu referuar rrezikut që kjo situatë tashmë është kthyer në shqetësim botëror, po sjell derivatisht edhe ndikimin negativ tek ekonomia shqiptare.

    Dihet që vendi ynë ashtu si një pjesë e madhe e shteteve ballkanike importojnë një pëqindje të madhe të mallrave nga Kina. Mallra të cilat klasifikohen si lëndë e parë dhe si lëndë e ndërmjetme.

    Ndaj situata alarmante që po përjetohet në Kinë ku janë mbyllur shumë fabrika e kompani të mëdha, po sjell gradualisht efektin negativ edhe në ekonominë tonë duke bërë që sektori i prodhimit kryesisht ai fason të pëballet me mungesën e lëndës së parë.

    Por përvëç pra mungesës së lëndës së parë në sektorin e prodhimit është e udhës të analizohet edhe ndikimi që mund të ketë më shumë se virusi, paniku që do të përhapet edhe në sektorët e shërbimit në ekonominë tonë.

    Është e pritshme që në afatshkurtësi të paktën deri sa kjo gjendje të zgjasë njerëzit të frekuentojnë më pak lokalet, baret, apo edhe club-et e natës. Ndërkohë në afatgjatësi mund të konsiderohet edhe një rrezik i shtuar në sektorin e turizmit.

    Kjo sepse nëse ekziston risku që kjo situatë të vazhdojë mund të sjellë edhe anulimin e udhëtimeve apo të pushimeve të shumë turistëve që mund të vijnë në vendin tonë.

    Ndërkohë që nëse mund ta quajmë pozitive, e vetmja e tillë është rritja e kërkesave të qytetarëve për mallrat e konsumit të përditshëm që siç edhe kemi parë në Italinë fqinje janë zbrazur supermarketet. Gjithashtu mund të rritet edhe kërkesa për maska apo produkte të tjera në framci.

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here