Më shum

    Çfarë Ndodh Në Organizëm Nëse Pini Uthull Molle Çdo Ditë

    Uthulla e Mollës ka vlera shëndetësore ashtu si edhe shumë përdorime praktike. Foto: Flickr

    Shija dhe aroma e uthullës së mollës mund të përbëjnë një faktor pengues për  përfitimin e vlerave të këtij produkti.

    Por pavarësisht aromës dhe shijes, uthulla e mollës përshkruhet si burimi i rinisë së përjetshme.

    Studime të ndryshme, të cilave i referohet AgroWeb.org konfirmojnë se pirja çdo ditë e këtij lëngu sjell shumë të mira për trupin dhe organizmin.

    Si Mund Të Pini Uthullën e Mollës

    Uthulla e mollës ka një përmbajtje të lartë acidike ndaj mund të shkaktojë djegësira në zonën e fytit.

    Për pasojë ajo nuk rekomandohet të pihet direkt nga shishja.

    Ekspertët thonë se uthulla e mollës duhet tretur në filxhan me ujë.

    Ata sugjerojnë tretjen e 1-2 lugëve gjelle me uthull në një filxhan me ujë.

    Çfarë Ndodh Në Organizëm Nëse Pini Uthull Çdo Ditë

    Më Pak Probleme me Stomakun

    Uthulla e pafiltruar e mollës është e pasur me fibër që e mbron stomakun.

    Përveç tretjes dhe problemeve të pakësuara me stomakun, uthulla do të shërbejë edhe si laksativ duke zgjidhur çështjet si konstipacioni.

    Pehashi

    Uthulla e mollës ndihmon në rikthimin e ekuilibrave të pehashit veçanërisht në lëkurë dhe në flokë.

    Ju mund ta aplikoni atë në lëkurë dhe në flokë çdo mëngjes dhe në mbrëmje duke e tretur në ujë për të marrë efektet më të mira të mundshme.

    Infeksionet

    Myku dhe infeksionet janë një rrezik i vazhdueshëm për organizmin që shpesh del jashtë kontrollit.

    Uthulla e mollës përbën një kurë shumë e mirë kundër mykut që prek zona të ndryshme të trupit.

    Sheqeri Në Gjak

    Studimet kanë treguar se konsumi i uthullës së mollës ndihmon në ngadalësimin e tretjes së karbohidrateve të thjeshta.

    Kësisoj trupi arrin të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak.

    Disa studime kanë zbuluar se konsumi i uthullës para gjumit ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, efekt që zgjat deri të nesërmen.

    Më Pak Toksina

    Uthulla e pafiltruar e mollës ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë.

    Mjafton të tresni një lugë gjelle me uthull në një gotë të madhe me ujë dhe ta pini rregullisht.

    Rënie Nga Pesha

    Uthulla e mollës rrit ndjesinë e ngopjes sidomos nëse pihet gjatë një vakti të pasur me karbohidrate.

    Ekspertët thonë se konsumi ditor i uthullës së mollës ndihmon në pakësimin e depozitave dhjamore dhe në rënien nga pesha./AgroWe b.org

    Latest news

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Arsyet Përse Ju Bien Flokët – Gabimet Që Mund T’i Ndreqni Që Tani

    Krehja e flokëve kur janë të lagur i këput dhe i shkul ato. Foto: Flickr Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here