Më shum

    Çfarë po ndodh në Veri të Kosovës? Ndalohen 30 persona mes tyre policë, serbët në gjendje gatishmërie

    Njësi të shumta policore duke përfshirë edhe SIT-in kanë nisur aksion për arrestimin e personave që dyshohet se merren me kontrabandë në Zubin Potok dhe në pjesë të tjera të Veriut të Kosovës.

    Nga ky aksion ka mbetur i plagosur një polic ndërsa bëhet e ditur se janë arrestuar pesë persona deri tani.

    Ndërkohë serbët lokalë në Zubin Potok, kanë bërë barrikadë teksa janë dëgjuar të shtëna të shumta të armëve, njofton Klan Kosova.

    Situata momentale është e qetë por ka prezencë të Policisë së Kosovës.

    Një aksion të gjerë ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës.

    Siç mëson Gazeta Express nga burime të sigurta brenda hetuesisë, nga ky aksion janë prangosur dhjetëra zyrtarë të policisë të nacionalitetit serb.

    Deri më tani numri i të arrestuarve ka kaluar mbi 30. Të gjithë këta dyshohet se janë të përfshirë në krim të organizuar dhe vepra të tjera penale.

    Në mesin e të arrestuarve ka edhe policë të Kosovës (nga fshatrat e jugut të Mitrovicës). Mirëpo, dominojnë policët e nacionalitetit serb.

    Pas aksionit të policisë së Kosovës e cila ka arrestuar në Veri disa policë serbë të lidhur me krimin e organizuar shefi i shtetit serb ka urdhëruar ushtrinë dhe policinë e Serbisë që të vihen në gjendje gatishmërie.

    Edhe pse bëhet fjalë vetëm për arrestime në mediat serbe po njoftojnë se policia serbe apo ROSU siç i referohen ata ka “hyrë në Veri” duke e dramatizuar situatën.

    Është interesante se një aksion të tillë të policisë Vuçiç ka kohë që e ka paralajmëruar.

    Latest news

    Cohu Shqiptar!

    Në këmbë o Shqiptar që vendin tuaj e doni, Pash atë gjak që kanë derdh t´parët fjalën...

    “Atje në Nikaj – Mërtur ”, titullohet kënga më e re nga Gjergj Gjonaj

    Këngëtari Gjergj Gjonaj ka sjellur projektin e tij më të ri muzikor. “Atje në Nikaj - Mërtur ”, titullohet...

    Historia e fshatit Mandrica ne Bullgari. Ruajtja e rrenjeve dhe refuzimi per tu bere bullgare, turq apo greke

    SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NË TROJET E BULLGARISË SË SOTME KA NJË HISTORI TË GJATË. EKZISTOJNË BURIME ME KARAKTER LEGJENDAR QË DATOJNË ARDHJEN...

    Besnik Palnikaj dy fjalë për poetin e madh Gjergj Fishta , fjalë zemre.

    Gjergj Fishta është e para figurë që nderoi Shqipërinë ndërkombëtarisht duke u nominuar për çmimin Nobel. Prej ku lidhen retë...

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here