Categories: Shëndeti

Cilat Janë Veprimet Që Nxisin Depresionin – Këshillat Që Ju Duhen

Pavarësisht kësaj, këto sëmundje shoqërohen shumë nga stigma dhe njerëzit kanë tendencën të krijojnë ide të gabuara për to. Foto: Flickr

Depresioni prek miliona njerëz në botë dhe shkaktohet nga kombinimi i komplikuar i faktorëve socialë, psikologjikë dhe biologjikë.

Simptomat Fizike Të Depresionit

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, simptomat fizike të depresionit janë të shumta siç janë luhatjet në regjimin e gjumit, mungesë oreksi dhe rënie të energjisë.

Përpos tyre, njeriu vuan edhe nga dhimbjet e kokës ose të shpinës.

Disa njerëz përjetojnë edhe ndryshime në peshën e tyre.

Këto simptoma shfaqen sepse depresioni ndikon në disa zona të caktuara të trurit që kanë të bëjnë me mënyrën se si funksionon organizmi.

Për pasojë, njerëzit që vuajnë nga depresioni janë ndjeshëm më të rrezikuar nga dhimbja kronike.

Njerëzit e prekur nga depresioni kanë mungesa të thella të gjumit, por nga ana tjetër, ata janë tepër të drobitur dhe duan të flenë më shumë.

Trajtimi i depresionit nëpërmjet terapive dhe medikamenteve mund të lehtësojë edhe simptomat fizike.

Por nëse pas trajtimit njeriu përjeton sërish dhimbje fizike, atëherë depresioni nuk është eliminuar plotësisht.

Veprimet Që Nxisin Depresionin

Sipas ekspertëve, veprimet e mëposhtme kanë tendencën të nxisin depresionin ose ta përkeqësojnë atë.

Fiksimi pas gjërave që shkojnë keq, është një prej tyre.

Njerëzit që shohin vetëm anën negative të jetës kanë prirje depresive, thonë ekspertët. Sipas tyre, njeriu duhet të gjejë të mesmen e artë në jetë.

Njerëzit që abuzojnë me alkoolin ose substancat narkotike për t’i shpëtuar realitetit ku jetojnë, mund të jenë duke vuajtur nga depresioni.

Një gjë e tillë është e rrezikshme sepse kthehet në një rreth vicioz nga i cili është e vështirë të dalësh.

Izolimi nga shoqëria dhe njerëzve të dashur, është gjithashtu një tregues se një person mund të jetë prekur nga depresioni.

Veç tij, përdorimi i tepruar i rrjeteve sociale dhe ekspozimi ndaj lajmeve tragjike janë veprime që jo vetëm e nxisin por edhe përkeqësojnë depresionin. Një person që i bën këto të dyja ka tendencën tu japë nota shumë dramatike shqetësimeve të ditës dhe t’i fryjë ato.

Pasja e një marrëdhënie toksike, mungesa e gjumit, moskujdesja për veten, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik janë katër veprime të tjera që luajnë një rol të një rëndësie kyçe për depresionin dhe mënyrën se si ai e pushton njeriun.

Personat e prekur nga depresioni kanë nevojë për një mbështetje shumë të madhe dhe mbi të gjitha durim dhe mirëkuptim.

Përveç ushqyerjes, aktivitetit fizik dhe trajtimit me barna të depresionit të rekomanduara nga mjeku, ekspertët rekomandojnë edhe përdorimin e bimëve mjekësore të caktuara që qetësojnë shpirtin, mendjen dhe për pasojë edhe organizmin plotësisht./AgroWeb.org

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

4 days ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

4 days ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

4 days ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

4 days ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

4 days ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

4 days ago