Categories: Lajme

Coe: Të punojmë me qeveritë për të rivendosur sportin në shkolla

Presidenti i Federatës Botërore të Atletikës, Sebastian Coe i ka ftuar fëmijët, kudo në botë, që të merren me sport, për të luftuar pasojat e lëna nga periudha e keqe që kaluan për shkak të koronavirusit. “Ne duhet të punojmë me qeveritë për të rivendosur sportin në shkolla. Të gjithë e dimë që kjo është baza e gjithçkaje të mirë, që vjen më pas. Veçanërisht kur do të rifillojmë jetën normale pas pandemisë. Ato komunitete që janë më të shëndetshme, më të forta dhe kanë sistem më të mirë imuniteti, do të pozicionohen më mirë në të ardhmen e do ta kalojmë më lehtë këtë tronditje” – tha presidenti i IAF. Coe shpjegoi se situata po fillon të normalizohet pas COVID-19. Madje edhe sporti po bëhet gati të fillojë. Fillimisht me futbollin, basketbollin. “Sporti po rifillon të luhet, duke shpresuar që jemi në një mjedis më të sigurt. Por masat e sigurisë do të vazhdojnë dhe në stadium nuk do të ketë tifozë” – shtoi Coe. Ai shpreson që shumë shpejt stadiumet të rifillojnë të mbushen. Sepse tifozët janë ndihma më e madhe për sportin dhe sportistët. “Shpresoj që të mund të rifillojmë sa më shpejt dhe stadiumet të jenë plot me tifozë. Edhe atletika është gati të rinisë” – tha presidenti i IAF.

SHQIP

Founder and CEO në shqip.info / Ideues dhe krijues për shqip.info! Më moton : Shqipëria do të jetë më pranë jush gjithmonë!

Recent Posts

Ja pse kamomili konsiderohet si bima e shenjtë

Kamomili është një bimë mjekësore shumë e njohur e përdorur që në kohët e lashta,…

2 days ago

Çfarë ju ndodh nëse flini më shumë se zakonisht

Gjumi të bën më të bukur. Është një fakt i vërtetuar nga shkenca. Rezultati i…

2 days ago

Si të zhdukësh thinjat e parakohshme

Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj. Thinjat janë…

2 days ago

9 ushqime që mund ti hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është…

2 days ago

Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni

Agjërim do të thotë të heqësh dorë me dëshirë nga konsumi i disa ose të…

2 days ago

Shtatë zakonet e njerëzve më të lumtur në botë

Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me…

2 days ago