More

    Covid-19/ Humb jetën 45-vjeçari shqiptar në Itali

    Nje tjetër shqiptar ka humbur jetën nga Covid-19 në Itali. Bëhet fjalë për shtetasin Altin Hyso 45 vjeç, i cili ka ndërruar jetë një ditë më parë në spitalin e Chietit në rajonin e Abruzzo.

    Bashkëshort e baba i 2 fëmijëve minorenë, ai jetonte prej 25 vitesh në Sulmona.

    Hyso mësohet se vuante nga leucemia dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid 19.

    Altin Hyso punonte si punëtor ndërtimi dhe ishte një person i repektueshëm në komunitetin shqiptar të Abruzzos. Dëshira e tij e fundit ishte të prehej në Shqipëri, gjë që nuk u realizua për shkak të koronavirusit, raporton Ora News.

    Në rajonin e Abruzzo me rreth 1,3 milion banorë jetojnë rreth 12 mijë emigrantë shqiptarë.

    Dy muaj nga përhapja e pandemisë në Itali, autoritetet shqiptare dhe italiane ende nuk kanë zbardhur të dhëna zyrtare mbi numrin e emigrantëve shqiptarë që kanë humbur jetën apo janë infektuar me Covid-19.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here