More

    Covid-19/ Kryeministri i Austrisë diskutim online me homologët për pandeminë

    Kryeministri austriak, Sebastian Kurz ka falënderuar në Twitter homologët e disa shteteve, me të cilët diskutoi për situatën e Covid-19.

    Ai zhvilloi një mbledhje online me kryeministrin e Australisë, të Republikës Çeke, Danimarkes, Greqisë, Izraelit si dhe të Zelandës së Re.

    “Dua te shpreh falënderimin tim për kryeministrin e Australisë, te Republikes Çeke, Danimarkës, Greqisë, Izraelit, Zelandës së Re që ndanë me mua eksperiencën mbi praktikat kundër COVID-19”, shkroi Kurz në Twitter.

    Kujtojmë se Austria po përgatitet që të lehtësojë masat kufizuese. Mësohet se qendrat tregtare, parukeritë dhe dyqanet tjera të mëdha do të hapen më 1 maj, ndërsa në 15 maj baret, restorantet dhe kishat nëse numri i të prekurve nuk rritet sërish.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here