More

    COVID-19/ Pasojat financiare dhe fazat e rimëkëmbjes në qeverisjen vendore

    Si dhe e gjithë bota, Shqipëria gjendet në situatën e përgjithshme problematike të sjellë nga pandemia COVID 19.  Pandemia nisi të ketë efektet e saj fillimisht në sektorin shëndetësor për tu zgjeruar më tej në pasoja sociale për të kaluar dhe tek sektori ekonomik publik dhe privat.

    Ç’ndodhi këto dy muaj?


    Urgjenca shëndetësore e panjohur na gjeti të papërgatitur. Vendi ynë nuk u tregua vigjilent dhe dështoi të shfrytëzonte avantazhin kohor prejt gati tre muajsh nga shfaqja masive në vende të tjera e COVID 19.  Kjo pasi pati vonesa në shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe sidomos mbylljen e kufijve apo së paku kontrollin e imtësishëm të personave që hynin në territorin e vendit tonë.

    Ky reagim u pasua me një reagim tjetër në kah komplet të kundërt me masa shumë të diskutuara në përmbajtje dhe kohëzgjatjen e tyre.  Këtu kam parasysh masa administrative dhe proceduriale me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, kufizimin e ushtrimit të veprimtarive ekonomike etj.

    Gjatë gjithë kësaj kohe vihet re përqendrimi i vendim-marrjes në nivel qendror, proces i centralizuar maksimalisht. Përgjegjësitë dhe roli nuk panë decentralizim, duke e kufizuar pushtetin vendor të merrej vetëm me shpërndarjen e ndihmave, apo në shërbime të dizinfektimit. Por roli dhe përgjegjësia e organeve vendore është shumë herë më e madhe se kaq.

    Pasojë tjetër e marrjes së masave drastike vetëm nga qeveria qendore ishte vonesa në adresimin e pasojave ekonomike që nuk vonuan të shfaqeshin tek qytetarët dhe bizneset që patën mungesa të menjëhershme të të ardhurave, por dhe në sektorin publik që duhej të rialokonte burime materiale dhe financiare në përballjen e pasojave.

    Për sektorin privat, ndihma financiare e ofruar në të dy paketat ishte e domosdoshme, por ka disa elementë për tu diskutuar.

    Elementi i parë, lidhet me volumin financiar të alokuar. Paketa nuk përmbushi nevojat reale të sektorit ekonomik, sidomos në një rast të tillë pandemie e në kushtet e dobësimit të shëndetit ekonomik te biznesit, te të punësuarve dhe ekonomive familjare.

    Elementi i dytë, lidhet me shtrirjen e përfituesve faktikisht.  Shumë biznese apo të vetëpunësuar nuk përfituan për mangësi tërësisht proceduriale, vonesa në aplikim, aplikim jo i saktë, objekti i deklaruar në QKB apo elementë të tjerë jo thelbësore dhe të palidhura me thelbin dhe qëllimin e paketave ekonomike.  Po ashtu, mbetën të përjashtuar të punësuarit informal që duhej të përfshihen dhe pranoheshin si pjesë e një realiteti të gjithpranuar me të cilin jetojmë.

    Koha e miratimit të paketave ishte e vonuar.  Si pasojë, pasiguria e bizneseve për të ardhmen e afërt sollën një sjellje të këtyre të fundit që për të mbrojtur vazhdimësinë bënë reduktime të stafeve e si pasojë nuk mundën të përfitonin nga paketat.

    A ndryshuam shpejt? Sigurisht, ka pasur një qasje shumë pozitive në respektim të rregullave dhe masave edhe pse nga me drastiket si dhe një ndërgjegjësim qytetar që meriton respekt dhe mbështetje nga qeveria, pushteti dhe politika.

    Një ndryshim tjetër i imponuar nga karantina ishte përdorimi i teknologjisë. Shumë zyra në sektorin publik dhe privat punuan online, gjë që solli një farë ndyshimi të kulturës tonë për të punuar në distancë.

    Po kështu edhe arsimi vazhdoi online, dhe pse me mjaft mangësi si pasojë e mungesës së njohurive teknologjike dhe mos pregatitjes së sistemit për mësimin online.

    Ajo që nuk ndyshoi si duhej ishte udhëheqja, e cila nuk doli dot mbi modelin tradicional egoist edhe në këtë pandemi.

    Qeverisja vendore

    Përgjithësisht, qeveritë vendore janë ato që nevojiten më së shumti gjatë krizës. Çfarë kanë treguar keto 2 muaj pandemie?

    Ne kemi parë stafin e bashkive në linjën e parë të mbështetjes së operacioneve në territoret e tyre. Bashkitë kanë mbajtur peshën e mbështetjes me ushqime apo ilaçe të familjeve në nevojë dhe shërbime të tjeratë përditshme. (Prokurimi / Shërbimet) për momentin nuk kemi të dhëna.

    Pasojat financiare për bashkitë, ashtu si për pushtetin qendror janë të pranishme si në shpenzime dhe te ardhura si rrjedhim dhe i operacioneve që janë kryer gjatë kësaj periudhe.

    Gjatë kësaj periudhe, pushteti vendor ka kryer përveç shpenzimeve të planifikuara për veprimtarinë e përditshme edhe për mbështetjen sociale nga kriza. Ato kanë konsumuar dhe buxhetin e planifikuar (4%) për emergjencat civile e të tjera.

    Po a munden bashkitë të sigurojnë të ardhura gjatë kësaj situate? Përgjigja është e ndryshme për kategori të ndryshme të ardhurash. Psh ndërsa taksa e pronës konsiderohet relativisht e qëndrueshme, taksa e tarifa të tjera si, taksa e ndikimit në infrastrukturë, apo tarifa vendore, për arsye të izolimit do të sjellin ndikime negative në buxhetet vendore sidomos tekato bashkiqë u preken më së shumti nga COVID 19 dhe atyre që ishin të prekura nga tërmeti i nëntorit 2019.

    Nga ana tjetër, mungesa e investimeve në infrastrukurë do ketë ndikimin e vet negativ nëzhvillimin ekonomik vendor, kjo pasi rezervat e veta buxhetore të bashkive pothuajsenuk ekzistojnë, sikundër fitimet nga pronat nuk japin zgjidhje afatshkurtra, referuar kushteve aktuale dhe pasigurisë.

    Dalja nga situata

    Është e rëndësishme që çdo bashki të ndjekë një proces të rimëkëmbjes ekonomiko-financiare.Ky proces është një rrugë jo e lehtë për vendorët, kërkon masa dhe vullnet, kërkon lidership, kërkon pjesëmarrje qytetare dhe transparencë.

    Më konkretisht, 12 fazat për rimëkëmbjen e ekonomive vendore do të ishin:

    1- Analiza e situatës, në këtë fazë drejtuesit e bashkive duhet të bëjnë një përcaktim te shpejtë të problemit dhe një analizë strukurore, duke kërkuar dhe ndihmën e të tjerëve.

    2 –Mobilizimi, pa humbur kohë duhet të ngrenë një ekip pune për shërimin e financave dhe ekonomisë, me nëngrupe tematike funksionale, të cilët do të identifikojnë,analizojnëdhe parashikojne palët dhe interesat përkatëse.

    3- Trajtimet gjenerike (stabilizimi i menjëhershëm derisa situata të bëhet më e qartë)që i mundësojnëbashkisë të arrijë stabilitet më përdorimin e rezervave faktike.  Pratë ketë vazhdimësi në punësim dhe shërbime, duke u përqëndruar dhe në projekte.

    4 –Llogaritje paraprake, në kërkim të një leve rimëkëmbjeje, kryetari dhe këshilli duhet të kryejnë parashikime dhe me ndihmën e burimeve të tjera, parashikim i cili është thelbësor por dhe shumë i vështirë në këto rrethana.

    5- Ndihma e parë fiskale, për çdo bashki, duhet të konsistojë në trajtimet parësore për tu përdorur me kujdes ekstrem.

    6- Diagnoza e detajuar nga bashkia duhet të nisë nga brenda dhe të bazohet në interesa ekonomike / teknike, sociale dhe politike.

    7- Plani i rikuperimit duhet të jetë një portofol i balancuar i strategjive vendore ose përshtatja e tyre, shoqëruar me një proces gjithëpërfshirës me komunikim efektiv dhe angazhim të qytetarëve.

    8- Trajtimet afatgjata, ashtu si dhe diagnoza duhet të kenë një raport të qartë midis trajtimit të brendshëm dhe atij të jashtëm, si dhe trajtimi i situatës ekonomike / teknike, sociale dhe politike.

    9- Planifikimi afatgjatë financiar është i rëndësishëm. Bashkitë kanë eksperiencë në buxhetimin afat-mesëm, por tani duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje planit të shpenzimeve për emergjenca për të rikuperuar ekonominë lokale.

    10- Udhëheqja e rimëkëmbjes duhet të sigurohet nga nje drejtues që punon në ekip dhe me sjellje demokratike, me besueshmëri dhe komunikim transparent dhe jo autokratik.

    11- Menaxhimi i procesit të rikuperimit kërkon që kryetari dhe këshilli bashkiak të marrin vendime serioze për menaxhimin e krizave, të hartojnë dhe zbatojnëplanine rikuperimit, me monitorim dhe raportim institucional dhe mediatik.

    12- Rezultati i rikuperimit varet pa diskutim nga aftësia administrative dhe kapaciteti financiar bashkiak.  Nëse ato janë të qëndrueshme, ky plan është i mundshëm.

    Nga Agron Haxhimali, drejtor ekzekutiv te Shoqata e Bashkive të Shqipërisë/monitor

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here