More

    Çullhaj, kampion i dyfishtë i Ballkanit në xhudo

    Indrit Çullhaj është shpallur kampion i Ballkanit për të rritur, për herë të dytë radhazi.

    Në aktivitetin “Balkan Judo Championship”, të zhvilluar për herë të parë në Shqipëri, me një nivel kaq të lartë pjesëmarrjeje, Çullhaj ka fituar 3 ndeshje me “ippon”, duke i mbyllur ato përpara se të mbaronte koha e plotë.

    Çullhaj përgatitet tashmë për garën e radhës, që do të mbahet më 5 prill në Antalia të Turqisë, ku do të zhvillohet turneu “Antalya Gran Prix”. Synimi tij është të grumbullojë pikë për të shkuar në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here