More

    Data/ Kur do të lejohet frekuentimi i plazheve në Shqipëri

    Në fund të majit pritet hapja e plazhit për të gjithë pushuesit. Në një prononcim për Tv Klan, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Kornelia Ferizaj, thotë se në bashkëpunim me strukturat akomoduese edhe me subjektet e plazhit janë marrë masat për distancimin fizik.


    Në plazhet ku çadrat do të jenë 3.5 metra larg njëra tjetrës do të jetë vrojtuesi i plazhit ai që do të merret me zbatueshmërinë e masave. Edhe në ujë pushuesit nuk do të lejohen më afër se 3.5 metra.


    Në strukturat akomoduese, ushqimi nuk do të jetë me vetëshërbim, por çdo pushues do i serviret në dhomën e hotelit. Ndërsa koordinatori shëndetësor do të merret me matjen e temperaturës në mëngjes dhe darkë për turistët e hotelit.

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here