More

    Dedë Malaj, dhe energjitë e tij të jashtëzkonshme në shërbim të artit dhe kulturës së Nikajmërturit

    Me 14 Tetor 2020 do ndahej nga jeta si pasoje e Covid-19 Dedë Malaj. E kush e priste këtë gjamë të madhe nga njeriu plot shëndet dhe energji të pashterrueshme. Lajmi mori dhenë duke tronditur bjeshkët me lisa, lumejt me mriza dhe zemrat e miqve pafund që Deda me qendrimin e tij intelektual dhe shpirtin fistar kishte grumbulluar në vite. Ishte data 14 Tetor rreth ores 14:00 kur u njoftova për ngjarjen e cila me shokoj dhe me dukej se kjo ishte një enderr e keqe që do me zgjonte në një realitet krejt ndryshe.Futem nga telefoni dhe ne rrjetet sociale, kudo shfaqej miku im, gjaku i rrethit tim, ai me te cilin kishim diskutuar me dhjetra herë për organizime, për botimin e gazetës Nikaj-Mërtur, për turizmin dhe shum ëndrra të tjera të cilat vetëm Dedë Malaj arriti ti rrealizonte. Deda ishte i drejtpërdrejtë, ishte trim, ishte i matur, ishte model për ata që duan të lënë pas realizime të jashtëzakonshme. Ishte Dedë Malaj ai që e mbushi disa herë pallatin e Kongreseve, dhe si pasoje i la Nikaj-Mërturit hymnin “Rritet lulja përmbi gur”. Ai i dha Nikaj-Mërturit gazetën dhe krijimin e Shoqatës. Deda bashkoj artistë dhe këngetar ku ishin e ku nuk ishin nga nikajmërturi dhe krijoj një lidhje shpirtërore mes brezit të ri dhe dy fiseve legjendare. E kam të pamundur ti përshkruaj të gjitha, por kam një mundesi të madhe qe këto që shkruajta më lartë ti ndaj me miqtë e përbashket që kishim me Deden dhe njerzit përreth. Në emer të Nikaj-Mërturit dhe redaksisë së gazetës kam një fjalë që më del nga shpirti:

    Faleminderit për gjithçka!DEDE MALAJ

    “ Lindi në Shëngjergj të fisit të Mërturit, më 3 prill 1962. Ai pasi mbaroi shkollën fillore e 8-vjeçare në fshatin e tij të lindjes, u dërgua nga familja në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Tiranë, shkolla “Asim Vokshi”, të cilën e mbaroi me rezultate të mira. Sapo mbaroi shkollën e mesme filloi punë në arsim, duke u emëruar si mësues 8- vjeҫarjeje  në Shëngjergj, Qeresh dhe Mulaj dhe përsëri në Shëngjergj gjatë viteve 1981-1997. Gjatë kësaj periudhe mbaroi edhe Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, dega gjuhë-letërsi.
    Në fillim të vitit 1997, emërohet sekretar i Komunës Lekbibaj, deri në vitin 2003 dhe në zgjedhjet e vitit 2003, populli i Nikaj-Mërturit i dha atij votën për kryetar komune, për 4 vjet 2003-2007.
    Pasi i mbaroi mandati Deda nisi punën si i vetëpunësuar, deri në vitin 2015, pjesërisht me banim në Lekbibaj e më pas i vendosur familjarisht në Tiranë
    Në vitin 2015, ai rifutet në arsim dhe emërohet drejtor i shkollës “Isa Boletini”, “Arbëria” dhe së fundmi tek shkolla “Lidhja e Prizrenit”.
    Ded Zef Malaj, trashëgoi dhe ruan një karakter të fortë e këmbëngulës për punën dhe çuarjen deri në fund të detyrave të ngarkuara. Dallohet si njeri aktiv dhe krijues në punë, ndaj gjatë periudhës si sekretar në komunë, e veçanërisht si Kryetar i saj, ndërmori shumë nisma, duke i realizuar ato me sukses. Ndër më kryesoret përmendim:
    Rikonstruksionin e shkollës së mesme në Lekbibaj
    Rikonstruksionin e shkollës 9-vjeҫare Tetaj
    Riparimin e rrugës Btoshë-Tetaj-Shëngjergj-Fushë-Fierzë.
    Ndërtimin e urës së madhe mbi lumin Mërtur, që lidh Tetaj-Lekbibaj.
    Ndërtimi në Logun e Shkozës të dy antenave celulare, të AMC dhe Vodafon.”

    Komente:

    Mirash Martini

    Të dashur miq,
    Në këtë atmosferë të mjegulluar prej një “përbindëshi” mikroskopik të frikshëm, lajmi që miku jonë Dedë Malaj e humbi betejën me të më shkaktoi dhimbje dhe trishtim të madh.
    Me një miqësi fëminore dhe të pastër e lindur që në Shëngjergj, 34 vite më parë nisëm sëbashku me Dedën rrugën e dijës ne Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, miqësi që u rrit bashkë me ne, miqësi që mbeti e çmuar dhe pa u vjetëruar aspak asnjëherë.
    Bashkë me kujtimet e shumta, do ruaj përherë të gjallë imazhin e një djali çapken, të një burri të qytetërua e njëkohësisht tradicional, të një drejtuesi me vizion, të një miku të gjendur dhe të dashur, që Deda nuk mund ti marrë dot me vete.
    Ngushëllime të ndjera për familjen, të afërmitë dhe miqtë e tij të shumtë. Shpirti i tij u prehtë në paqe

    Afrim Gjergji


    Çfarë trishtimi-e pabesueshme!
    Nuk mund ta pranojmë vdekjen tënde o gjaku im,shok,kolegë,e dashamiri jonë Dedë’
    Nuk e besojmë faktin që ti s’do të jesh më mes nesh me prezencën tënde, me mësimet e tua,mirësitë dhe pozitivitetin tënd’
    Na ke lënë pa fjalë😭😭,
    Zoti të faltë parajsën e qofsh në krahët e Jezu Krishtit,Zoti i forcoftë nënën tënde,djalin,vajzat,bashkëshorten,motrën e vëllezërit,dajtë dhe krejt Nikaj Mërturin’

    Mhill Gecaj

    Një lajm i rëndë për krahinen e Nikaj Mërturit
    Me dhimbje te thelle  mora lajmin per ndarjen nga jeta te  mikut tone Dedë Malaj, mesuesit drejtuesit dhe aktivistit te madh jo vetem per Krahinen e Nikaj Merturit, por dhe per  Malsine  dhe me gjerë.
    Ne emrin tim dhe te Shoqates Nikaj Merturit, ju Shpreh ngushellimet me te thella Familjes, femijeve Bashkeshortes, vllezërve te Dedes  dhe miqve dhe shokëve te tij te shumte!
    Le shume dhimbje mbrapa per te gjithe ne
    pushofsh ne paqe miku jone Dedë Malaj
    Te qofte dheu i lehte!

    Tom Ceni

    Me pikellim te thelle mora lajmin per vdekhen e Dede Zef Malaj nuk me besohet ishe njeri i mire i urte dhe lidhes i gjakut tone qe ishim te ndare nga shteti ame i Shqiperise Nikaj Merture rrugtuam shume kohe se bashku me shume aktiviste te Shoqates tone pusho ne paqe Vellai i jone Dede Malaj


    Pjeter Meta

    Njëri nga djemtë e mrekullueshëm të Nikaj Merturit ka ndërruar jetën në këtë ditë tetori, Ded Zef Malaj. Dhe një gur i rëndë, dhe një lis tjetër i kësaj krahine është shuar këtë ditë tetori. Një dhimbje e thellë më ka pushtuar këtë ditë, pasi Ded Zef malaj ishte njëri nga përfaqësuesit e mrekullueshëm dhe me vlera të kësaj krahine tipike- tradicionale të Nikaj- Mërturit. Një personalitet shpirtërorë, i lidhur fort me tradita, zakonet, njerëzit, jetën dhe krenarinë e Nikaj- Merturit, ai mbeti një nikaj- merturas i vërtetë. I lehtë dheu të qoftë Ded Zef Malaj.


    Dhimiter Muslia

    Lamtumir o njeri i mire , na pikellove shum , nuk prisja kurr as qe mendoja se do ikje nga kjo jete kaq shpejte . Por na ke len vepra dhe kujtime qe sdo te harrojm kurre per jete . Shpreh ngushellime familjes , shokeve dhe miqve te shumte qe le . Zoti ju dhashte force , i perjetshem kujtimi yt, pushosh ne paqe 🙏🏻 🙏🏻 🙏🏻


    Agron Pjetra

    Zoti te past afer vetit Ded Malaj, ishte e pabesushme per ne,njerzit tu,dhe gjith shoqerin qe le pas, vdekja jote e parakohshme ishe dhe do mbetesh krenari e per jetshme dhe i paharruar, shpirti jot pushoft ne parajs, zoti e forcoft familjen tende.


    Dede Qokaj

    Dajëmadhi e Dajëmiri Dedë,
    Sot, në një ditë të trishtë natyrore dhe njerëzore, po të japim lamtumirën e fundit. Një largim i pabesueshëm dhe shumë pikëllues, por Hyji i Gjithpushtetshëm e mori vetë vendimin, duke lënë  pas një zbrazëtirë të madhe njerëzore, sidomos për trungun Tënd të madh farefisnor dhe veçanërisht familjen tënde të mrekullueshme që, Zoti, bashkë me Ty, e ka gatuar aq mirë, por edhe rrethin e madh shoqëror: miqtë  e shumtë  dhe adhuruesit e Tu, brenda e jashtë Arbërisë deri në Amerikën e largët, por edhe deri në piramidën më të lartë shtetërore. Personalisht, humba jo vetëm një dajë të jashtëzakonshëm, por një shok, një këshillues të urtë, një  guximtar fjalëfortë, por edhe një udhërrëfyes familjar e shoqëror të paparë. Sfidat e jetës kishin kalitur te Ju njeriun energjik me formim anglofon, filologjik dhe juridik, reflektuar në një drejtim kompetent si administrues ekselent i kudondodhur, si në të drejtën kanonike të Nikaj-Mërturit, por edhe në të drejtën juridiko-shtetërore. Është vështirë të rroket në gjithë gjerësinë e vet personaliteti i Dajëmadhit e Dajëmirit Dedë Malaj, që, edhe pse në këtë botë ike jetëshkurtër, le pas një jetë të mbushur me aktivitet sa një  shekull. Lamtumirë nga kjo botë Njeriu im i Shtrenjtë Dedë Malaj dhe të qoftë i lehtë dheu i tokës mëmë! Pushofsh në paqe dhe Zoti e bekoftë krejt trungun tënd familjar!

    Ndoc Mark Malaj

    Me dhimbje te thelle mora lajmin per vdekjen e kusherinit tim te dashur Ded Z Malaj lajm qe na tronditi dhe na merziti te gjitheve Past drite e diellLet i qoft mbi varr dheu  O sa gjunah dhe mekat eshte me e kal dheu trupin e ti  Por jeta qenka shume e pa drejte nga nje herePo keshtu duhet ta prenojme  Djali vajzat nena vllezrit motra basheshortja dhe te afermit Zoti i forcoft Qofshin shendosh dhe gjithmone e kujtoshin I pa harruar qoft kujtimi i ti Githmone do ta kujtojme dhe nuk do ta harrojme !!

    Mariana Pjeternikaj

    Nikaj -Mërturi në të gjitha kohërat ka nxjerrë njerëz me vlera dhe me formim.Ashtu siç ka nxjerrë ,ashtu dhe shume e kanë lënë,bij e bija të nderuar …Dhimbja na preku thellë …papritur e pa menduar.Më e pakta që mund të bëj është të shkruaj pak rreshta me mërzi,mall e kujtime.Padyshim që në formimin tim si njeri more pjesë dhe ti si një ndër edukuesit e parë të mi,pa të llogaritur  si vlla,si koleg si mik dhe dashamir imi dhe i krejt familjes sime.Ka ditë që rikthehem në fëmijëri e me vjen ndërmend përkushtimi,entuziazmi dhe energjia pozitive që përcillje tek të gjithë ne.Për të takuar më vonë një koleg të nderuar,një burrë babaxhan kudo i gjindshem dhe për këdo.Dhimbja lë gjurmë dhe shprehet me forma të ndryshme…Unë po ndaj me ju miq kujtimet dhe respektin e madh për nji si mësues Deda,sepse kështu i thoja gjithmone.Mësuesve të mi nuk u thërras dot në emër.U edukuam ndryshe, se para mësuesit dhe skuqeshe.Me vijnë në mend fjalët e tim eti se jeta qënka sa të kalosh një derë në tjetrën.E kalove më shpejt se duhet….Lamtumirë vlla vetëm fizikisht. Paç jetën e pasosur!E Zoti u dhëntë forcë familjarëve sidomos nënes Katrinë.

    Eduard Sokoli

    Jam mesuar duke te pare fitimtar gjithmone
    Nuk mendoja qe dhe kte lufte sdo e fitoje por ja qe nuk ja dole😭 por ja qe zoti te deshi pran vetes sepse miresia jote ishte e pafund #_Pushofsh_ne_Paqe do na mungosh gjithmone.

    Nga: Besnik Palnikaj

    (kryeredaktor i gazetës Nikaj-Mërtur)

    Latest news

    Related news

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here